Tekste falas sivjet vetëm nga klasa e parë deri në të pestën

Tekste falas sivjet vetëm nga klasa e parë deri në të pestën

Ministria e Arsimit nuk do t’i shpërndajë më tekstet falas nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, por vetëm nga klasa e parë deri në të pestën. Sipas zyrtarëve të Ministrisë, ky vendim është marrë pasi janë grumbulluar shumë tekste, të cilat mund të shfrytëzohen edhe pas përdorimit. Gjithashtu, u tha se shpërndarja e […]

Ministria e Arsimit nuk do t’i shpërndajë më tekstet falas nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, por vetëm nga klasa e parë deri në të pestën.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë, ky vendim është marrë pasi janë grumbulluar shumë tekste, të cilat mund të shfrytëzohen edhe pas përdorimit. Gjithashtu, u tha se shpërndarja e teksteve falas i ka kushtuar shumë Qeverisë së Kosovës, deri në 7 milionë euro në vit.

Shpërndarja e teksteve falas nga klasa e parë deri në të nëntën ka kushtuar shumë, thonë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Për të kursyer buxhetin dhe për të shfrytëzuar librat e grumbulluar, të cilat mund të përdoren përsëri, është marrë vendimi që të mos shpërndahen falas librat nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu tha për Radio Kosovën se komisioni i formuar për këtë çështje ka konstatuar se tekstet nga klasa e gjashtë deri në të nëntën mund të shfrytëzohen edhe një vit nga gjenerata paraprake. Gjithashtu, kjo është një mundësi për të kursyer buxhetin e Kosovës, tha Kadriu.

“Arsyeja e parë është që shteti i Kosovës mund të kursejë ku ka mundësi të kursejë, sepse teksti mund të shfrytëzohet, arsyeja tjetër është që të krijojmë një kulturë të ruajtjeve të teksteve, një kulturë të punës. Diku rreth 4 milionë euro në vit kanë mundësi të ruhen ose të shfrytëzohen për ndonjë formë tjetër.”

Kadriu bëri të ditur se çdo vit janë shpenzuar rreth 7 milionë euro për shpërndarjen e librave falas, ndërsa këtë vit do të shpenzohen 3 milionë e 600 mijë euro për librat nga klasa e parë deri në të pestën. Ai shtoi se tashmë shtëpitë botuese e dinë paraprakisht se sa libra do të prodhojnë për këtë vit.

“Ne kemi thënë se nëse brenda një shkolle të një komune nuk ka tekste të mjaftueshme mund të shkojmë në një shkollë tjetër që ka. Në bazë të analizave që kemi bërë të numrit të nxënësve kemi parë se çdo gjeneratë ka më pak nxënës se gjenerata paraprake. Udhëzimi administrativ e përcakton saktë se kujdestari i klasës, prindi dhe nxënësi janë përgjegjës për t’i kthyer tekstet.”

Kadriu tha se librat mund të plotësohen edhe nga stoqet që janë krijuar në vitet paraprake, të cilat janë të shfrytëzueshme. Ai bëri të ditur se është planifikuar që për vitin 2018/2019, do të nxirren tekstet e reja për klasën e parë, të gjashtë dhe të dhjetë, kështu në mënyrë lineare të plotësohen me të reja duke shfrytëzuar të vjetrat me mundësi të pakta shpenzimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?