Të shtëna armësh në Prishtinë (Foto)

Para pak çaste janë dëgjuar disa të shtëna armësh në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, konkretisht tek vendi i njohur si “kafet e vogla”. Gazetarja e “Gazeta Blic” e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, raporton se të shtënat e armëve janë dëgjuar pranë një veture e cila kishte qenë e parkuar ku më pas […]
Gazetarja e “Gazeta Blic” e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, raporton se të shtënat e armëve janë dëgjuar pranë një veture e cila kishte qenë e parkuar ku më pas edhe është larguar më shpejtësi.
Po ashtu raportohet se në vendin e ngjarjes tanimë ka dalë edhe Policia e Kosovës, të cilët janë vënë në kërkim të të dyshuarve.














