Të dënuarit eventual nga Gjykata Speciale do të detyrohen t’i kompensojnë viktimat

Të dënuarit eventual nga Gjykata Speciale do të detyrohen t’i kompensojnë viktimat

Ish-pjesëtarët e UÇK’së përpos dënimit që mund të marrin nga Gjykata Speciale do të mund të humbin edhe pasurinë nëse shpallen fajtorë. Kjo për shkak se Gjykata Speciale parasheh mundësinë që të dënuarit t’u paguajnë dëmshpërblim viktimave në mënyrë kolektive ose individualisht. Këtë e ka paralajmëruar Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova. Ajo ka dhënë […]

Ish-pjesëtarët e UÇK’së përpos dënimit që mund të marrin nga Gjykata Speciale do të mund të humbin edhe pasurinë nëse shpallen fajtorë. Kjo për shkak se Gjykata Speciale parasheh mundësinë që të dënuarit t’u paguajnë dëmshpërblim viktimave në mënyrë kolektive ose individualisht.

Këtë e ka paralajmëruar Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova. Ajo ka dhënë detaje lidhur me këtë mundësi të gjykatës, e cila është themeluar nga Kuvendi i Kosovës për t’i gjykuar pretendimet e Senatorit zviceran lidhur me krimet e dyshuara se kanë ndodhur para dhe pas luftës në Kosovë.

“Pas shpalljes së një të akuzuari fajtor, gjykatësit mund ta urdhërojnë atë të akuzuar që t’u paguajë dëmshpërblimin e përshtatshëm viktimave, kolektivisht, ose individualisht. Zyra për pjesëmarrje të viktimave gjithashtu do të administrojë një listë të mbrojtësve të viktimave për të mundësuar përfaqësim ligjor efikas dhe ndihmë për viktimat”, ka thënë Trendafilova, në një intervistë për BIRN.

Ajo ka treguar se në momentin që do të jenë gati aktakuzat e para do të nisin edhe gjykimet. Ka premtuar se gjykimi do të jetë fer dhe i shpejtë.

Veç kësaj, ajo ka thënë se gjithë seancat gjyqësore do të jenë të hapura, derisa dëshmitarët do të mbrohen strikt. Ka paralajmëruar kallëzime penale nëse dikush pengon dëshmitarët në procesin e Gjykatës Speciale.

Gjykata Speciale është krijuar nga Kuvendi i Kosovës. Selia e saj është në Hagë. Stafi është krejtësisht ndërkombëtarë. Është krijuar ekskluzivisht për të zbardhur pretendimet e Dick Martyt se pjesëtarë të UÇK’së kanë kryer krime të luftës e pasluftës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?