A do të dalë edhe Italia nga Bashkimi Evropian?

A do të dalë edhe Italia nga Bashkimi Evropian?

Debati në rritje në Itali rreth përpjekjeve të “Italexit” është një pasqyrim i vështirësive të pazgjidhshme që përballen me eurozonën, tha eksperti financiar Marc Friedrich për “Sputnik Deutschland”. Mundësia e daljes së Italisë nga eurozona është ngritur si çështje në Parlamentin Italian, pasi politikanët kanë diskutuar rreth mënyrës se si është duke u trajtuar borxhi […]

Mundësia e daljes së Italisë nga eurozona është ngritur si çështje në Parlamentin Italian, pasi politikanët kanë diskutuar rreth mënyrës se si është duke u trajtuar borxhi publik, i cili arriti në 132.6% të Bruto-Produktit-Vendor në 2016.

Në fillim të korrikut, parlamentarët italianë të Lëvizjes me pesë yje mbajtën një seminar ku është diskutuar gjendja ekonomike e Italisë. Ata diskutuan në lidhje me mosplotësimin e meknizamve të eurozonës si: strategjitë për ristrukturim të borxhit nacional, sistemet e pagesave paralele, si dhe mundësinë e largimit nga eurozona.

Ky debat për herë të parë tregoi që Parlamenti Italian e ka ndërmend ta diskutoi opsionin “Italexit”, temë kjo e cila kishte qenë “tabu” deri në kohët e sotme, njoftoi shtypi italian, transmeton Periskopi.

Eksperti financiar Marc Friedrich i tha “Sputnik Deutschland” se një kthim i monedhës së mëhershme qe e kishte Italia atë të lira’s do të përfitonte Italia, e cila po lufton si kurrë më parë me nivele të larta të borxhit dhe papunësisë.

“Vendet e Evropës Jugore do të kishin një stabilitet më të mirë ekonomik nëse ata do të kishin një monedhë nacionale sesa euron” tha Friedrich.

Në muajin mars, profesori i ekonomisë Alberto Bagnai bëri thirrje për një kontroll të kontrolluar të euros, duke argumentuar, “Pa marrë parasysh se sa kapital investohet në të, euro do të bjerë”.

Sipas Bagnai “Shkaku më i mundshëm do të jetë rënia e sistemit bankar italian, i cili do ta marrë edhe atë gjerman. Është në interes të ndonjë forcë politike, sigurisht të udhëheqësve evropianë të cilët janë dukë u zvogëluar, dhe ndoshta edhe të SHBA-ve, për të menaxhuar këtë çështje pasivisht deri në rënien e saj”.

Ashtu si Bagnai, Friedrich po bën thirrje për “minimizimin e dëmeve” të fundit të euros.

“E vetmja gjë që po përjetojmë tani është menaxhimi i një vonese për falimentimin, dhe një situatë përkeqësuese për shumicën e njerëzve të zakonshëm. Ajo që po bëjmë është në fakt maksimizimi i dëmeve, ku tani duhet të minimizohen dëmet”, tha me fjalë të tjera Friedrich.

“Sa më gjatë Italia dhe vendet e tjera jugore evropiane kontrollohen nga Banka Qendrore Ekonomike, ato burgosen nga monedha e euro-s, po ashtu aq më i madh është edhe dëmi i kolateralit për prosperitetin e tyre, bashkëjetesën sociale dhe kuptohet demokracinë, duke parë këtë gjendje partitë ekstreme po bëhen gjithnjë e më të forta”, paralamëroi Friedrich.

Më tej ai deklaroi se “Kur euro u krijua, u pajtuan se asnjë vend nuk duhet të paguajë për një vend tjetër, të gjitha këto ligje kanë qenë dhe janë duke u shkapërderdhur nga maja, dhe askush nuk merr përgjegjësi për këtë. Në fakt, euroja është monedhë e rreme, ajo do të dështojë, por pyetja e vetme për momentin është kur? Banka Qendrore Evropiane duhet ta tërheqë atë për aq kohë sa të jetë e mundur.”/Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?