A do të bëhet shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni?

A do të bëhet shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni?

Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe njëherë e përgjithmonë të eliminojë interpretimet e ndryshme që janë nxitur gjatë përdorimit të tij në të kaluarën, duke ndërlikuar edhe më shumë çështjen nëse shqipja është apo jo zyrtare dhe në cilat institucionet mund të përdoret. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike […]

Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe njëherë e përgjithmonë të eliminojë interpretimet e ndryshme që janë nxitur gjatë përdorimit të tij në të kaluarën, duke ndërlikuar edhe më shumë çështjen nëse shqipja është apo jo zyrtare dhe në cilat institucionet mund të përdoret.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike duke komentuar paralajmërimin e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev se deri para zgjedhjeve lokale në vjeshtë do të miratohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, që njëherësh është edhe ndër sfidat kryesore të Qeverisë së re duke marrë parasysh debatet dhe tensionet para formimit të saj, pikërisht për shkak gjuhës shqipe.

Nevoja për zgjidhjen e këtij problemi fillimisht është aktualizuar nga vet Zoran Zaev, i cili atëherë drejtonte LSDM-në opozitare, ndërsa më pas ishte bërë edhe pjesë e deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare.

Partitë shqiptare, në veçanti Aleanca për Shqiptarët, ishte bërë pjesë e Qeverisë me kusht që zgjidhja e çështjes së gjuhës shqipe të jetë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë.

Ekspertët thonë se partitë duhet të kenë kujdes që zgjidhja që mund të miratohet, të mos mund t’i nënshtrohet, apo të lihet hapësirë që e njëjta të bie në Gjykatën Kushtetuese.

“Mendoj se këto korniza do të tejkalohen dhe gjuha shqipe praktikisht do të merr karakter zyrtar edhe në institucionet shtetërore qendrore. Megjithatë, vlerësoj se kapaciteti kushtetues është i kontestueshëm, kështu që mund t’i jep shans VMRO-së që të zgjasë debatin dhe ta kontestojë këtë ligj”, thotë Mersel Bilalli, ish-deputet në disa përbërje parlamentare dhe profesor në Universitetin Fon të Shkupit, duke u bazuar në amendamentin 7 të Kushtetutës, e cila nuk e saktëson qartë nëse gjuha shqipe është apo jo zyrtare në nivel të shtetit.

Kryeministri Zoran Zaev, tha se ligji nuk rrezikon asnjë komunitet në vend dhe se zgjidhja që do të miratohet do të jetë në përputhje me konventat ndërkombëtare.

“Një gjë është e sigurt, Qeveria me siguri do të miratojë ligjin para zgjedhjeve lokale…Nga kjo askush nuk humb asgjë, pasi në përputhje me konventat evropiane, çdokush ka të drejtë barazie në këtë shoqëri. Unë në mënyrë shumë transparente dhe të lumtur i prezantoj gjërat, sepse të gjithë ne kemi të drejtë për jetë të barabartë, të gjithë ne kemi të drejtë ta ndjejmë këtë Maqedoni si tonën, edhe në aspektin e të drejtave dhe obligimeve ndaj shtetit. Tashmë zgjidhja ligjore po përgatitet në Ministrinë e Drejtësisë dhe besoj që shumë shpejt do të kalojë për debat në Qeveri, dhe më tej do ta procedojmë te Komisioni i Venedikut dhe në Kuvend”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Nga ana tjetër, Mersel Bilalli beson se zgjidhja do të jetë në kuadër të përcaktimeve të deklaratës së partive politike, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të eliminohen edhe përplasjet mes partive politike nënshkruese të saj, se është zgjidhur ose ky problem i diskutueshëm që nga pavarësia e Maqedonisë.

“Mendoj se përafërsisht zgjidhja do të jetë në kuadër të deklaratës dhe është mirë që kjo zgjidhje të ndodhë sepse përfundimisht do ta konsumonte material që manipulantët politikë të taborëve të ndryshme e eksplodojnë”, thotë Bilalli.

Nga ana tjetër, partia VMRO-DPMNE, mbështetësit e së cilës protestuan për më tepër se dy muaj kundër deklaratës së partive shqiptare, që ndryshe e quajnë edhe “Platforma e Tiranës”, së fundmi ka zbutur qëndrimet, duke thënë se partia nuk është kundër gjuhës shqipe dhe se dëshiron të ketë një qasje të re pozitive ndaj shqiptarëve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?