Takimi me rusët, Trump nuk dinte gjë për të birin

Takimi me rusët, Trump nuk dinte gjë për të birin

Djali i Presidentit Donald Trump tha se nuk i kishte treguar babait të tij për një takim që zhvilloi me një avokate ruse, e cila pretendonte se mund të ndihmonte në fushatën zgjedhore. Në një intervistë për “Fox News”, Donald Trump i Riu tha se takimi nuk pati asnjë vlerë, por ai duhej ta kishte […]

Djali i Presidentit Donald Trump tha se nuk i kishte treguar babait të tij për një takim që zhvilloi me një avokate ruse, e cila pretendonte se mund të ndihmonte në fushatën zgjedhore.

Në një intervistë për “Fox News”, Donald Trump i Riu tha se takimi nuk pati asnjë vlerë, por ai duhej ta kishte menaxhuar ndryshe situatën. Ai gjithashtu tregoi një e-mail ku pranonte ofertën për t’u takuar me avokaten Natalia Veselnitskaya, e cila flitej se kishte lidhje me Kremlinin dhe mund të siguronte materiale dëmtuese për Hillari Clinton.

Aktualisht, autoritetet amerikane po hetojnë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe pas muajsh mohime, ekipi Trump detyrohet të pranojë se një prej tyre pati kontakte me rusë, pavarësisht se çfarë u diskutua në takim apo sa i rëndësishëm ishte ai. Trump i Riu disa herë theksoi se nuk i kishte treguar babait të tij për takimin, që sipas tij ishte një humbje kohe. Madje, Donald Trump i Riu tha se nëse mediat nuk do ta kishin publikuar, as që do t’i kujtohej takimi me avokaten ruse.

Sipas djalit të Presidentit, takimi u organizua nga publicisti Rob Goldstone, i cili premtoi dokumenta nga Rusia, madje nga qeveria ruse që do të inkriminonin Clintonin. Por, pas pak minutash në takim, Trump i Riu tha se e kuptoi që nuk kishte asnjë vlerë dhe se qëllimi i tij nuk ishte aspak dëmtimi i Clinton, por mbase thjesht për t’ja kujtuar Presidentit tani.

Megjithëse çdo pjesëmarrës në takim ka mohuar rëndësinë e tij, përfshirë avokaten ruse, demokratët në SHBA mendojnë kjo çështje duhet hetuar dhe personat në fjalë të shfaqen para Komitetit të Inteligjencës. / Top Channel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?