Surroi shkruan për kandidatin e PAN’it për kryetar Kuvendi, ja çka thotë

Gazetari dhe publicisti Veton Surroi shkruan se Kushtetuta e Kosovës nuk përcakton që kryetar i Kuvendit duhet të jetë automatikisht kandidati i PAN’it. Ai duke nxjerrë nene nga Kushtetuta e Kosovës, sqaron këtë çështje: Kushtetuta e Kosovës nuk përcakton se kryetar I Kuvendit duhet të jetë automatikisht kandidati I PAN-it. Në nenin 67 , pika […]
Gazetari dhe publicisti Veton Surroi shkruan se Kushtetuta e Kosovës nuk përcakton që kryetar i Kuvendit duhet të jetë automatikisht kandidati i PAN’it.
Ai duke nxjerrë nene nga Kushtetuta e Kosovës, sqaron këtë çështje:
Kushtetuta e Kosovës nuk përcakton se kryetar I Kuvendit duhet të jetë automatikisht kandidati I PAN-it.
Në nenin 67 , pika 2 të Kushtetutës thuhet se “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”. Kushtetuta ia garanton PAN-it kandidimin, por jo postin e kryetarit të Kuvendit. Pra, PAN-I ka të drejtën e propozimit por të drejtën e zgjedhjes e kanë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Në demokracitë normale , në një gjendje të këtillë, pakica (PAN) duhet t’I adaptohet vullnetit të shumicës , gjegjësisht ta bindë shumicën për propozimin e vet.












