Surfisti australian sulmohet sërish nga një peshkaqen (Foto)

Surfisti Mick Fanning bëhet sërish protagonist në media. Australiani u sulmua nga një tjetër peshkaqen gjatë garimit të tij në “World Surf League “, duke i mbijetuar ashtu sikurse ndodhi edhe 2 vjet më parë. Incidenti ndodhi në ujërat e Jeffreys Bay në Afrikën e Jugut, pikërisht në të njëjtin vend ku ai pësoi sulmin […]
Surfisti Mick Fanning bëhet sërish protagonist në media. Australiani u sulmua nga një tjetër peshkaqen gjatë garimit të tij në “World Surf League “, duke i mbijetuar ashtu sikurse ndodhi edhe 2 vjet më parë.
Incidenti ndodhi në ujërat e Jeffreys Bay në Afrikën e Jugut, pikërisht në të njëjtin vend ku ai pësoi sulmin në vitin 2015.
Imazhet e incidentit tashmë po bëjnë xhiron e botës dhe Fanning tashmë e fitoi famën e tij. Ashtu sikurse u pa edhe përpara 2 vitesh,ajo çfarë ndodhi me australianin ngjalli panik tek pjesa tjetër e garuesve që ishin në pritje të kryenin provën e tyre, shkruan tch.
Ai i tha BBC-së: “Vërtet jam i gëzuar që na nxorën nga uji por u ndjeva shumë i sigurt atje pasi kishim skitarë, dronë e aeroplan”.


