Sulmi me thikë në Gjermani: Agresori bërtiti ‘Allahu Akbar’ (Foto)

Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thinë në një supermarket të Hamburgut në Gjermani. Nga raportimet e para thuhet se një person ka hyrë në supermarket dhe papritur nisi të qëllonte njerëzit pa shkak. Sulmi ndodhi në një degë të Edeka, rrjeti […]
Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thinë në një supermarket të Hamburgut në Gjermani.
Nga raportimet e para thuhet se një person ka hyrë në supermarket dhe papritur nisi të qëllonte njerëzit pa shkak.
Sulmi ndodhi në një degë të Edeka, rrjeti më i madh i supermarketeve në Gjermani.
Dëshmitarët thonë se agresori thërriste ‘Allahu Ekber’.
Ndërkohë gazeta Bild ka publikuar foton e një personi që dyshohet si autori i ngjarjes. Ai është arrestuar nga policia, por ende nuk dihet identiteti dhe motivet e sulmit. Fytyra e tij është e mbuluar me gjak.
/LAPSI.AL/
















