Sulm në Gjermani: Një i vdekur dhe disa të tjerë të plagosur

Policia e Hamburgut ka raportuar se një person është vrarë dhe disa janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në një dyqan ushqimesh në Hamburg. Detajet më të thollësishme rreth këtij rastit janë duke u hetuar. Policia e Hamburgut ka njoftuar se të premten pasdite ka ndodhur një sulm me thikë në një […]
Policia e Hamburgut ka njoftuar se të premten pasdite ka ndodhur një sulm me thikë në një supermarket në qytetin e Hamburgut të Gjermanisë ku ka vdekur një person dhe disa të plagosur, raportoi “Deutsche Welle”, transmeton Periskopi.
Policia e Hamburgut përmes Twitter ka thënë se “Një person me thikë ka sulmuar disa njerëz në një supermarket, ku një person ka vdekur dhe disa të plagosur, i dyshuar është arrestuar”.
Policia tha se ende nuk e di motivin e sulmit apo ndonjë informacion që lidhet me këtë sulm vdekjeprurës./Periskopi/












