Sulm me armë në Turqi, një i vdekur dhe disa të plagosur, mes tyre edhe gruaja e aktorit të njohur (Foto)

Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një sulmi me armë zjarri në Turqi, gjatë së dieles. Të shtënat janë dëgjuar në një resort në Bodrum, Turqi. Mediat turke raportojnë se një person ka hapur zjarr në një “club”, që ndodhej në resortin turistik, duke vrarë një person dhe plagosur katër të […]
Të shtënat janë dëgjuar në një resort në Bodrum, Turqi. Mediat turke raportojnë se një person ka hapur zjarr në një “club”, që ndodhej në resortin turistik, duke vrarë një person dhe plagosur katër të tjerë.
Po të njëjtat burime shtojnë se ka humbur jetën një 18 vjeçar, i cili punonte kamerier në resort. Për këtë ngjarje të rëndë, policia ka nisur hetimet për të identifikuar agresorin, i cili është larguar në drejtim të paditur.
Mes të plagosurve është edhe turk Zeynep Molho, gruaja e aktorit të njohur, gruaja aktorit dhe perrsonazhit të njohur televiziv turk Jess Molho.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për sulm terrorist.













