Sociologia serbe: Vuçiq nuk ka sqaruar çfarë pret nga “dialogu i brendshëm” për Kosovën

Sociologia serbe: Vuçiq nuk ka sqaruar çfarë pret nga “dialogu i brendshëm” për Kosovën

Sociologia serbe, Vesna Peshiq, kryetarja e dikurshme e Alenacës Qytetare, në një deklaratë për gazetën “Danas” të Beogradit, tha se ende nuk e ka të qartë se cili është shkasi dhe cili qëllimi i dialogut të paralajmëruar, kush janë aktorët, ndërsa konsideron se nuk mund të arrihet një qëndrim i përbashkët (në Serbi) rreth Kosovës. […]

“Presidenti Vuçiq duhet të dalë i pari me idenë e formuluar qartë se cili është qëllimi i bisedimeve për Kosovën dhe jo i fundit, siç ka paralajmëruar. Ai duhet të sqarojë drejtimin e pikëpamjeve të tij rreth kësaj teme, të ofrojë platformën që do të përmbante variante të ndryshme dhe të shpjegojë konsekuencat e përzgjedhjes që do të bënim. Vetëm atëherë mund të hapim debatin publik. Më intereson se çfarë detyrimesh merr mbi vete Vuçiq duke hapur debatin. E gjithë kjo më ngjason në një lëmsh të zakonshëm, si edhe në situata si shumë herë më parë. Mendoj se ai edhe këtë përrallë do ta harrojë brenda 15 ditësh”, ka thënë Peshiq, transmeton koha.net.

Sipas saj, qëndrimi i Kishës Ortodokse Serbe (SPC) është i njohur, por ka përkujtuar sipas Kushtetutës së Republikës së Serbisë kisha nuk guxon të përzihet në punët shtetërore.

“Së pari duhet të shikohen interesat e qytetarëve dhe të shtetit, dhe jo interesat e Kishës”, – është shprehur sociologia.

Millovan Drecun, deputet i SNS dhe kryetar i Këshillit për Kosovën e Metohinë në Kuvendin e Serbisë, konsideron se vendimi për dialog është i arrirë dhe politikisht racional, se pozita ndërkombëtare e Serbisë tash është e favorshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme, e po ashtu edhe vendimi për qasje ndaj Kosovës duhet të merret në organet e shtetit dhe jo ato kishtare.

“Është interes yni të zgjidhim problemin e Kosovës dhe marrëdhëniet me shqiptarët”, është shprehur Drecun, i pyetur nëse nisma e presidentit Vuçiq për dialog të brendshëm mund të ndërlidhet me kushtëzimin e Serbisë në rrugën e saj për në Bashkimin Europian me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?