Skandali me bustin e ri të Skënderbeut në Hungari, tërhiqet ambasada

Skandali me bustin e ri të Skënderbeut në Hungari, tërhiqet ambasada

  “Është vetëm maket, do të pësojë ndryshime e do të marrë tiparet, me të cilat janë familjarizuar shqiptarët”. Kështu është shprehur Ambasadori shqiptar ne Hungari, Arian Spasse, pas reagimit që ka shkaktuar publikimi në faqen e Ambasadës në Facebook, të dy fotografive që paraqisnin shtatoren e Skënderbeut që do të vendoset në Budapest. Reagime […]

 

“Është vetëm maket, do të pësojë ndryshime e do të marrë tiparet, me të cilat janë familjarizuar shqiptarët”.

Kështu është shprehur Ambasadori shqiptar ne Hungari, Arian Spasse, pas reagimit që ka shkaktuar publikimi në faqen e Ambasadës në Facebook, të dy fotografive që paraqisnin shtatoren e Skënderbeut që do të vendoset në Budapest.

Reagime të ashpra, për shkak se Skënderbeu i realizuar nga skulptori hungarez, Mihaly Gabor, nuk kishte asnjë ngjashmëri me portretin e heroit. Pas kësaj, ambasadori Spasse ka nxituar të sqarojë përmes një statusi, po në faqen e Ambasadës në Facebook. “Duke marrë shkas nga disa reagime të miqve në FB lidhur me fizionominë e bustit të Skënderbeut që planifikohet të vendoset në Budapest, dëshiroj të sqaroj se maketi i paraqitur në foto është vetëm maket. Ai do të pësojë ndryshime deri sa të marrë tiparet me të cilat shqiptarët janë familjarizuar. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan ambasadori Arian Spasse. Madje edhe dy fotografitë e mëparshme janë hequr nga faqja.

REAGIMET

Disa ditë më parë, Ambasada shqiptare në Budapest, njoftoi vendosjen e një shtatoreje të Heroit tonë Kombëtar në Budapest, pranë monumentit të heroit hungarez, Janosh Huniadi. Skulptura është realizuar nga Mihaly Gabor. Për ta konkretizuar lajmin, ishin postuar edhe dy fotografi që tregonin ambasadorin Spasse me skulptorin përpara shtatores dhe një tjetër të monumentit, i cili, përveç përkrenares me brirë dhie, nuk kishte ndonjë ngjashmëri me imazhin e heroit, me të cilin jemi rritur.

Reagimi më i ashpër ndaj kësaj vepre erdhi nga Dekani i Fakultetit të Arteve Pamore, Ardian Isufi, i cili e quajti një “mynxyrë artistike”, skulpturën hungareze. Ajo çka e irriton më së shumti artistin është sipas tij “injoranca” e institucioneve shqiptare, që pranojnë një “denigrim’ të tillë të figurës së Heroit tonë Kombëtar.

Në një intervistë për “Panoramën”, Isufi u shpreh se “në Arkivin e Vatikanit ka dhjetëra gravura, në të cilat shquhen disa tipare karakteristike të fizionomisë së Skënderbeut, si hunda si shkabë vetullat me kënd. Elementë, mbi të cilët është mbështetur edhe Odhise Paskali, edhe pse ai e ka interpretuar figurën artistikisht”. Ai u sugjeroi institucioneve shqiptare që të këshillojnë skulptorin e huaj, por edhe ata shqiptarë, që të shfrytëzojnë arkivat e Vatikanit. Madje ai u shpreh pesimist, se fjala e tij do të shkonte në vesh të shurdhër, por me sa duket, nuk ndodhi kështu.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?