Sillet në Shqipëri vrasësi me një këmbë, ekzekutoi shokët e tij pas grabitjes 60 milionëshe

Sillet në Shqipëri vrasësi me një këmbë, ekzekutoi shokët e tij pas grabitjes 60 milionëshe

Vrasësi i dyfishtë shqiptar me një këmbë  më në fund është ekstraduar drejt vendlindjes së tij, pas një beteje 2 vjeçare për të shmangur ekstradimin”. Kështu e nis shkrimin e saj e përditshmja britanike “DailyMail”, teksa njofton se Saliman Barçi, 42 – vjeçari nga Burreli i dënuar nga drejtësia shqiptar me 25 vite burg, për […]

Kështu e nis shkrimin e saj e përditshmja britanike “DailyMail”, teksa njofton se Saliman Barçi, 42 – vjeçari nga Burreli i dënuar nga drejtësia shqiptar me 25 vite burg, për vrasje të dyfishtë është ekstraduar drejt vendit tonë.

Shqiptari, i cili emigroi drejt Britanisë 14 vite më parë me identitet të rremë, luftoi deri në fund për të mos u ekstraduar, me pretendimin se rikthimi i tij në Shqipëri ishte shkelje e të drejtave të njeriut.

“DailyMail” shkruan se Barçi është ekstraduar javën e shkuar.

“Home Office konfirmoi se vrasësi është hipur në avion drejt Shqipërisë javën e kaluar “, thuhet në artikull.

Sëbashku me 2 persona të tjerë, Përparim Ibrahimi dhe Artur Gjoka, Barçi kreu një grabitje me vlerë 60 milion lekë në 1997 -ën. Por pasi morën paratë, ai vendosi se i donte ato të gjitha për vete, ndaj i qëlloi për vdekje dy bashkëpunëtorët e tij.

Ai mbërriti në Britani me bashkëshorten e tij në 2002, duke pretenduar se ishte refugjat nga Kosova.

Në 2009 -ën ai u dënua në mungesë për vrasjen e dy personave në qytetin e Burrelit, në Korrik të 1997 -ës dhe mbi të kishte një urdhërarrest.

Ai u ndalua në vitin 2005 në Londër. Tashmë, Barçi, baba i tre fëmijëve do të duhet të shlyejë dënimin me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë.

Gjatë betejës së tij në Britani, ai deklaroi se do të vritej nëse kthehej në Shqipëri për shkak të gjakmarrjes.

Mbrojtja pretendoi gjithashtu se Barçi, cili kishte nënshtetësi britanike do të kishte probleme mjekimet e nevojshme nëse do të shkonte në një burg shqiptar.

Sipas DailyMail, ai u shoqërua drejt Tiranës nga një grup oficerësh të Interpol, disa javë pasi Gjykata e Lartë e Londrës vendosi që të ekstradohej.

“Mund ta konfirmojmë se Saliman Barçi u ekstradua më 13 Korrik dhe pasaporta e tij britanike ëshë revokuar”, tha një zëdhënës i Home Office. /tvklan.al/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?