Më shumë se 200 gurë u heqën nga trupi (Foto)

Më shumë se 200 gurë u janë hequr nga trupi i një gruaje nga mjekët në një operacion në Kinë. Mjekët e spitalit Guangji thanë se disa gurë kishin formën e vezëve pasi i hoqën ato nga fshikëza e tëmthit dhe mëlçisë. Kirurgëve u janë dashur rreth gjashtë operacion intensivë derisa ia kanë hequr gjitha […]
Mjekët e spitalit Guangji thanë se disa gurë kishin formën e vezëve pasi i hoqën ato nga fshikëza e tëmthit dhe mëlçisë.
Kirurgëve u janë dashur rreth gjashtë operacion intensivë derisa ia kanë hequr gjitha gurët në trupin e gruasë.
E identifikuar si znj. Chen, 45 vjeçe, mjekët deklaruan se ajo shpesh ka ngrënë mbeturina dhe nuk kishte një orar të rregullt të ngrënies, raporton mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Ajo kishte filluar të ndjejë dhimbje barku 10 vite më parë, por ajo kishte frikë nga operacioni. Por, javën e fundit, dhimbjet ishin të padurueshme dhe duhej të hiqte gurët në trupin e saj.
Dr. Quan Xuwei i cili e kishte operuar tha se nëse dikush e humbet shujten e mëngjesit ndalon fshikëzen e tëmthit nga tkurrja ose zgjerimi. Sipas tij, mos-ngrënia e mëngjesit ngrit nivelin e kolesterolit.
“NHS” thotë se gratë të cilat janë me mbipeshë mbi moshën 40 vjeç kanë më shumë gjasa të marrin gurët e tëmthit./Periskopi/
















