Shtiu me armë në dasmën e vëllait në Shalë, ky është dënimi që ia shqipton policia

Dy muaj burgim me mundësi zëvendësimi në 500 euro gjobë i janë shqiptuar Arben Pajazitit për të shtënat me armë me gas në dasmën e vëllait. Pas pranimit të fajësisë, gjyqtarja e vetme Suzana Qerkini gjeti fajtor të akuzuarin për gjuajtjet me armë të cilat i kishte bërë gjatë një ahengu familjar. Ai u dënua […]

Pas pranimit të fajësisë, gjyqtarja e vetme Suzana Qerkini gjeti fajtor të akuzuarin për gjuajtjet me armë të cilat i kishte bërë gjatë një ahengu familjar.

Ai u dënua me dy muaj burgim, ndërsa me pëlqimin e palës dënimi mund t’i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 500 euro.

Po ashtu, arma do t’i konfiskohet.

Sipas aktakuzës, Pajaziti ka përdorë armë në shkelje më ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e tilla, kur më 25 korrik 2016 në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Shalë, gjatë një ahengu familjar me rastin e martesës së vëllait ka shtënë me armë revole me gaz.

Me këtë, Pajaziti ngarkohej me veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Para shpalljes së aktgjykimit, avokati i Pajazitit, Ekrem Agushi, deklaroi se të shtënat nga ana e të mbrojturit të tij kanë ardhur si rezultat i gëzimit për të vëllain.

“Në shenjë gëzimi familjar ka përdorur armën sikurse është përshkruar në aktakuzë dhe pas konsultimeve të bëra me mbrojtësin i njëjti ka pranuar fajin dhe është penduar për përdorimin e armës”, tha avokati Agushi. /Kallxo.com/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?