Shtetasit e vendeve evropiane pas 2019’s nuk mund të lëvizin lirshëm në Britaninë e Madhe

Lëvizja e qytetarëve evropianë në Britaninë e Madhe mund të marrë fund për më pak dy vjet. Zëdhënësi i kabinetit të Kryeministres Theresa May tha se evropianët nuk do të lëvizin lirshëm në Britani pas Marsit të vitit 2019. Po ashtu ai shtoi se propozimet e sistemit të emigracionit pas Brexit do të sjellen në […]
Zëdhënësi i kabinetit të Kryeministres Theresa May tha se evropianët nuk do të lëvizin lirshëm në Britani pas Marsit të vitit 2019.
Po ashtu ai shtoi se propozimet e sistemit të emigracionit pas Brexit do të sjellen në kohën e duhur, raportoi mediumi britanik, transmeton Periskopi.
“Pozicioni i Kryeministres për periudhën se kur do të zbatohet një masë e tillë është shumë i qartë dhe i njohur”, tha ai.
“Lëvizja e lirë do të përfundojë në mars 2019. Ne kemi publikuar propozime për të drejtat e qytetarëve të Evropës. Javën e kaluar, Sekretari i Brendshëm tha se do të ketë një sistem regjistrimi për emigrantët që mbërrijnë pas marsit të 2019’s”./Periskopi/












