Shqipëria front nafte, Rama “josh” investitorët e huaj

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kongresin Botëror të Naftës ka ftuar investitorët të shohim me shumë përparësi e seriozitet vendin tonë, duke e cilësuar atë fronin e ri të naftës. “Më lini t’u them se ne jemi të ulur në një prej fushatave të naftës më të mëdha në Evropë me 220 […]
“Më lini t’u them se ne jemi të ulur në një prej fushatave të naftës më të mëdha në Evropë me 220 milionë fuçi nate të vërtetuara në rezerva nafte, 6.5 milionë fuçi në vit prodhim, kemi rritje të prodhimit të naftës dhe të kapacitetit të rafinimit. Jemi në skenarët e ristrukturimit të kompaninë shtetërore.
Ka shumë për të folur për vendin dhe për të ardhmen e shkëlqyer ku do të jemi të suksesshëm, me praninë e partnerëve seriozë, por jemi entuziastë se së fundi është zbuluar një burim i madh gazi në Shqipëri”-tha Rama.
Sipas tij, pas TAP shpresojmë se do të jemi mbështetje për BE dhe “do ta zgjasim nëpërmjet degës adriatiko-joniane edhe një degë të dytë Shqipëri-Kosovë-Serbi. Ky është momenti më i mirë për të investuar në këtë industri”.
Pyetjes “a mund të bëhet Shqipëria front i ri i naftës”, Rama në fund iu përgjigj: ”Kemi cdo mundësi për ta bërë, kemi strategji të qartë dhe shumë rezerva gazi e nafte, por për t’ja dalë me sukses duhet të bashkëpunojmë së bashku, kjo është arsyeja pse i jemi shumë mirënjohës presidentit Erdogan”- tha ai. /albeu.com/












