Shpend Ahmeti i përgjigjet akuzave të PDK-së: Fushatë shpifjesh

Shpend Ahmeti i përgjigjet akuzave të PDK-së: Fushatë shpifjesh

Fushatë të shpifjeve i ka quajtur kryetari i Prishtinës akuzat e PDK-së kundër qeverisjes së kryeqytetit. Në një prononcim për Kallxo.com kryetari i Komunës së Prishtinës thotë se PDK është në siklet të madh, që sipas tij ndërlidhet me rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe pamundësinë e koalicionit PAN për ta formuar qeverinë. “Këto […]

Në një prononcim për Kallxo.com kryetari i Komunës së Prishtinës thotë se PDK është në siklet të madh, që sipas tij ndërlidhet me rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe pamundësinë e koalicionit PAN për ta formuar qeverinë.

“Këto e kanë shtyrë këtë subjekt të hyjë në fushatë të shpifjeve”, ka thënë Shpend Ahmeti, lidhur me akuzat e zyrtarëve të PDK-së, të cilët sot në një konferencë për media kanë publikuar një skemë, e cila, sipas tyre, tregon se miliona euro u janë dhënë përmes tenderëve kompanive të afërta me njerëz të Vetëvendosjes.

“Besoj se të gjithë emrat e përfolur do të reagojnë ndaj kësaj maskarade të këtij subjekti”, tha Ahmeti në deklaratën e tij për Kallxo.com lidhur me emrat e biznesmenëve të përmendur nga zyrtarë të PDK-së, të cilët, sipas tyre kanë lidhje familjare me zyrtarë të Vetëvendosjes.

“Thjesht ende nuk po munden me pranu që Vetëvendosje është subjekti i parë në Kosovë dhe që koha e hajnave po përfundon”, tha i pari i kryeqytetit.

Pas akuzave të bëra nga PDK, zyrtari i Vetëvendosjes Ylli Hoxha i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë këto akuza të “Klanit Pronto”.

Një javë më parë, Shpend Ahmeti paralajmëroi padi kundër PDK-së pas akuzave të kësaj partie për punësime partiake në Komunën e Prishtinës.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?