Shpallet ‘Rusia e vogël’ në Ukrainë

Shpallet ‘Rusia e vogël’ në Ukrainë

Kritika në Berlin dhe në Paris, habi në qarqe ekspertësh. Propozimi i papritur i Alexander Saharçenkos ra si bombë. Udhëheqësi i separatistëve në Ukrainën Lindore, i së vetëshpallurës “Republikë Popullore e Donjeckut”, propozoi të martën që në vend të Ukrainës të themelohet një “shtet” i ri dhe ai të quhet “Malorossija” (Rusia e vogël). Qeverinë […]

Kritika në Berlin dhe në Paris, habi në qarqe ekspertësh. Propozimi i papritur i Alexander Saharçenkos ra si bombë.

Udhëheqësi i separatistëve në Ukrainën Lindore, i së vetëshpallurës “Republikë Popullore e Donjeckut”, propozoi të martën që në vend të Ukrainës të themelohet një “shtet” i ri dhe ai të quhet “Malorossija” (Rusia e vogël).

Qeverinë e Kievit ai e quajti jolegjitime dhe u bëri thirrje rajoneve të tjera, me përjashtim të Krimesë së aneksuar nga Rusia, që të bashkohen me “shtetin” e ri me Donjeckun si kryeqytet.

“Ukraina do të zhduket”, tha Alexander Timofeyev, zëvendëskryeministër i Donetskut. “Do të ketë luftë për ata që nuk i kushtojnë vëmendje hapave tona paqësorë”.

Shqetësim në Kiev

Lufta në Donbass, e cila shpërtheu tre vjet më parë, e gjen atë në një pikë kthese të mundshme dhe pasojat janë të paqarta.

“Republika simotër” e Donetskut, Luhansku, i mbështetur nga Rusia, nuk ishte në dijeni të njoftimit të shtetësisë në pritje dhe reagoi me kujdes.

Përgjigja fillestare e Kievit ishte një përzierje e qetësisë, si dhe shqetësim rreth përshkallëzimit të mundshëm. Presidenti Petro Poroshenko, në një vizitë në Gjeorgjinë, tha për Saharçenkon se “ai nuk është një figurë politike”, por një “kukull ruse”.

Viktor Muzhenko, kreu i ushtrisë së Ukrainës, tha se deklarata ishte njëra nga “fantazitë më të sëmura”. Sekretari i sigurimit kombëtar, Oleksandr Turçinov, e quajti shpalljen si “planin agresiv të Rusisë” për ta parandaluar një përfundim paqësor të konfliktit.

Kritika të ashpra nga Berlini

Qeveria gjermane tha se ky është një hap “krejtësisht i papranueshëm”.

Një zëdhënës i qeverisë tha për DW-në se “Saharçenko nuk ka asnjë legjitimitet për të folur për këtë pjesë të Ukrainës” dhe shtoi “ne presim që Rusia ta shohë këtë hap në të njëjtën mënyrë dhe as ta respektojnë dhe as ta njohë atë”. Ministria e Jashtme franceze u përgjigj në mënyrë të ngjashme.

“Deklarata e të ashtuquajturit ‘Shteti i Malorossija’ është një tjetër provokim rus në lojën e tyre të fuqisë perfide për ta dominuar Evropën”, tha Jürgen Hardt, i cili kryeson fraksion konservator CDU / CSU në parlamentin gjerman.

“Kjo vërteton edhe një herë se askush nuk duhet të ketë besim në presidentin rus Vladimir Putin. Ai vazhdimisht po bën thirrje për bisedime me Perëndimin, por fjala e tij është qartazi jo e besueshme”.

Tensionimi para takimit të nivelit të lartë

Reagimi zyrtar i Moskës ishte fillimisht i kujdesshëm. Disa ligjvënës shprehën mirëkuptim për separatistët, por e bënë të qartë se ky hap shkeli Protokollin e Minskut, i cili fton për një armëpushim dhe tërheqje të armëve të rënda nga zona separatiste e Ukrainës Lindore, e ndjekur nga dhënia de facto e autonomisë për rajonin, ndërkohë që mbetet nën mbikëqyrje të qeverisë qendrore në Kiev.

Njoftimi për Donetskun erdhi vetëm disa ditë përpara një thirrjeje të takimi të nivelit të lartë midis drejtuesve të shteteve të Formatit të Normandisë, Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron u takuan me presidentin rus Putin gjatë samitit të fundit të G20-ës në Hamburg për ta diskutuar situatën në Ukrainën Lindore dhe mundësinë e një armëpushimi të përhershëm. Kjo është njëra nga kërkesat qendrore të Kievit, të cilat ajo i sheh si të papërmbushura nga negociatat e paqes 2015.

Procesi i ardhshëm i paqes

Ekspertët për rajonin u habitën nga zhvillimi i së martës.

“Kjo është padyshim një fantazi e sëmurë”, tha për DW-në, Winfried Schneider-Deters, një analist mbi konfliktin me bazë në Ukrainë.

“E kam të vështirë të besoj se kjo po vjen nga Kremlini. Ukraina nuk duhet të jetë tepër e shqetësuar, por duhet të përgatitet për përshkallëzim ushtarak”, shtoi ai.

Modeli është “absurd”, tha Stefan Meister nga Këshilli gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë, duke shpjeguar se gjithnjë e më shumë ukrainasit po largohen nga Rusia.

Ndryshe nga Schneider-Deters, Meister sheh shenjat e gishtërinjve të Rusisë mbi planin e “Rusisë së vogël”.

“Është një pengesë dhe një përpjekje për t’u larguar nga Protokolli i Minskut”, tha ai.

Disa ekspertë në Kiev e konsiderojnë shpalljen si vdekje të marrëveshjeve së paqes.

“Nuk mund të flitet për zgjedhje nëse ligji i luftës duhet të futet dhe partitë politike të ndalohen”, thekson Mykola Sunhurovsky nga “think tank” Rasumkow-Zentrum në Kiev.

Zgjedhjet për rajonin separatist, të pranuara në Protokollin e Minskut, janë një pikë kyçe e grindjes midis Kievit dhe Donetskut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?