Shokuese, e pranon Komisioni Europian: Nutella, mishi dhe detergjenti nuk është i cilësisë së njëjtë për të gjithë…

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, pranoi pas takimit me kryeministrin sllovak Robert Fic se ekziston vërtet një problem i standardeve të dyfishta për gjërat ushqimore dhe mallra, shkruan Periskopi. Juncker pranoi se ushqimet që i hanë polakët, çekët, sllovakët dhe rumunët, janë më të këqija se sa ato që i hanë qytetarët e Europës […]
Juncker pranoi se ushqimet që i hanë polakët, çekët, sllovakët dhe rumunët, janë më të këqija se sa ato që i hanë qytetarët e Europës Perëndimore.
Junker vlerësoi se ky problem nuk është i parëndësishëm dhe se kjo praktikë e cilësisë së ndryshme të mallrave dhe ushqimeve është e papranueshme, por ai tha se beson se nuk do të jetë e nevojshme që të futen ligje të reja evropiane.
“Komisione Europian konsideron se problemi i produkteve të ndryshme me të njëjtin emër nuk është i parëndësishëm, por do t’i kushtojë vëmendje”, tha Juncker në një konferencë të përbashkët me Fic, raportoi televizioni sllovak TA3.
Kjo praktikë, ku për shembull, në prodhimet e mishit të thatë për evropianët e rinj ka më pak mish dhe më shumë aditivë, megjithëse çmimi është pothuajse i njëjtë, ndonjëherë në Perëndim dhe më i vogël, ose që detergjenti për pastrim kryen larje më të mirë në perëndim të Evropës sesa në Lindje, për Komisionin Evropian është e papranueshme, por sipas Junker, për momentin nuk nevojiten rregulla të reja të reja, edhe pse nuk i përjashtojnë ato në të ardhmen.
Kryeministri sllovak Fico në Bruksel në takimin me Junker, me Komisioneren Evropiane për Drejtësinë dhe të Drejtat e Konsumatorit Vera Jourov dhe Presidentin i Këshillit Europian Donald Tusk, erdhi si emisar Katërshes së Vishegradit që ishin më të zhurmshëm në vitet e fundit, duke kërkuar që këto vende të pushojnë të jenë një deponi e mbeturinave të Evropës dhe se çekët, polakët, sllovakët dhe hungarezët kanë të drejtë të marrin të njëjtat përbërje dhe cilësi me të njëjtin emër.
“Për mua, gjëja më e rëndësishme për mua është se KE e ka njohur problemin dhe do të punojë për ta zgjidhur atë, dhe nuk ka rëndësi se si do ta zgjidhë atë.”, tha Fico.
Kryeministri sllovak ka refuzuar konstatimin se kjo është një çështje qesharake dhe shprehu besimin se një praktikë e tillë që i kthen sllovakët në evropianë të rendit më të ulët gradualisht do të zhduket.
Komisioneri Çek Jourov, i cili gjithashtu po lufton në mënyrë aktive për t’i bërë produktet në gjithë Europën të kenë të njëjtën cilësi, paralajmëroi se tashmë shtetet anëtare kanë mekanizma kombëtarë të kontrollit që mund të ndalin një praktikë të tillë të standardeve të dyfishtë.
Republika Çeke e cila e para bëri testin zyrtar të përbërjes dhe cilësisë së produkteve ushqimore dhe mallrave të përzgjedhura për të provuar praktikën e standardeve të dyfishta. Ajo u pasua këtë vit nga Sllovakia. Tani të njëjtin testim është duke e kryer edhe Rumania.
Dhe, të gjitha kanë dhënë rezultatin e njëjtë, se kualiteti i produkteve ndryshon varësisht se për cilin treg është destinuar, dhe se qytetarët e vendeve postkomuniste, tani anëtare të BE-së, konsumojnë produkte me cilësi më të ulët, por me çmime të njëjta, se sa qytetarët e Europës Perëndimore.
Nëse vende të tilla, si Polonia, Çekia dhe Sllovakia, që kanë shumë vite që janë anëtarësuar në BE, mashtrohen me praktika të tilla të dyfishta, të imagjinojmë se çfarë cilësie duhet të kenë produktet e Europës Perëndimore që konsumohen në Kosovë?/Periskopi












