Shkelje nëpër tenderët e Agjencisë së Navigacionit Ajror

Shkelje nëpër tenderët e Agjencisë së Navigacionit Ajror

Në disa tenderë të iniciuar nga “Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror” (AShNA) janë gjetur shkelje ligjore nga ana e Zyrës Kombëtare e Auditimit (ZKA). Në një tender në vlerë prej 70 mijë eurove, fituesi i tenderit nuk e kishte nënshkruar fare deklaratën nën betim, edhe pse kjo kërkohet nga LPP-ja. “Te procedura e prokurimit […]

Në një tender në vlerë prej 70 mijë eurove, fituesi i tenderit nuk e kishte nënshkruar fare deklaratën nën betim, edhe pse kjo kërkohet nga LPP-ja.

“Te procedura e prokurimit për ‘Sigurimin e Operimeve për Shërbimet e Navigimit Ajror’ në vlerë 69,384 euro, deklarata nën betim nuk ishte e nënshkruar nga fituesi i tenderit, ndonëse kjo është kërkesë e Ligjit për Prokurim Publik (LPP) dhe ishte kriter në dosjen e tenderit”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtarë të Auditimit.

Shkelje janë gjetur edhe pas nënshkrimit të kontratës, pasi menaxher i kësaj kontrate ishte caktuar kryesuesi i komisionit të vlerësimit të tenderit e që është në kundërshtim me parimin e ndarjes së detyrave të përcaktuar me Ligjin e Prokurimit.

Shkelje ishin gjetur edhe në kontratën për “Servisimin dhe Mirëmbajtjen e Automjeteve”, pasi kalkulimi i çmimeve në faturimin e shërbimeve ishte jo i saktë.

“Gjatë implementimit të kësaj kontrate kalkulimi i çmimeve në faturimin e shërbimeve ishte jo i saktë. Në gjashtë (6) fatura të testuara pagesat ishin mbivlerësuar gjithsej 136 euro”, potencohet tek raporti i auditimit.

Auditori ka gjetur se disa tenderë janë proceduar përkundër që nuk kishte zotim të mjeteve, ashtu siç kërkojnë rregullat dhe ligjet në fuqi.

“Dobësitë e identifikuara në menaxhimin e kontratave ndikojnë në mosimplementimin e kontratave sipas kushteve kontraktuale dhe pagesa potencialisht të parregullta”, thuhet në raportin e auditorit sa i përket shkeljeve në fushën e prokurimit.

Vlera e pasurisë kapitale e shpalosur në Pasqyrat Vjetore Financiare (PVF) të vitit 2016 është vetëm 148,705 euro, përderisa në PVF-të e vitit 2015 ishin shpalosur pasuri në vlerë neto 9,490,327 euro. Auditori thotë se pjesa tjetër e pasurisë kapitale përfshirë pronat e paluajtshme nuk janë regjistruar në SIMFK. “AShNA ende nuk ka një listë të plotë të pasurisë së trashëguar me rastin koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për shkak të statusit të pazgjidhur të disa pronave të AShNA-s”, theksohet te të gjeturat në raportin e auditimit.

Në raport thuhet se ky dallim është rezultat i ndryshimit të statusit të organizatës dhe vështirësive për t’i kryer adoptimet e nevojshme.

Sa i përket auditimit të brendshëm të AShNA-s thuhet që gjatë vitit 2016 nuk janë realizuar të gjitha auditimet e planifikuara ndër të cilat janë ato me rrezik si buxheti, menaxhimi i personelit dhe menaxhimi i pasurisë.

AShNA ende nuk e ka themeluar Komitetin e Auditimit (KA) por në statutin e NjAB-së është planifikuar që komiteti i auditimit të themelohet në fillim të vitit 2018. Në komentin e AShNA-s e cila nuk pajtohet me gjetjet e auditorit thuhet se për arsye të procedurave administrative dhe financiare, nuk ka qenë e mundur që Komisioni i Auditimit të themelohet në vitin 2017.

Sa i përket menaxhimit të automjeteve zyrtare del se tek Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, 12 automjete vazhdojnë të jenë me targa jozyrtare, gjithashtu mungojnë kërkesat për përdorim të automjetit nga shfrytëzuesit dhe se nuk ka regjistër të plotë të informatave rreth kilometrave të kaluara, destinancionit, qëllimit të shfrytëzimit, derivateve të shpenzuara, etj.

“Mungesa e një procesi të dokumentuar plotësisht të autorizimeve dhe shfrytëzimit të automjeteve mund të rezultojë me përdorime jozyrtare dhe shpenzime të parregullta që lidhen me përdorimin e automjeteve”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Në raportin e auditimit potencohet që AShNA nuk ka përgatitur ndonjë plan veprimi për mënyrën e adresimit të çështjeve të ngritura në raportin e auditimit të vitit 2015 të kryer nga auditorët e jashtëm të pavarur.

Nga ana tjetër AShNA nuk është pajtuar me të gjeturat e auditorit rreth kësaj çështjeje.

“Ndërrimi i statutit, respektivisht transformimi nga Ndërmarrja Publike ‘Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari – Kontrolli Ajror’ në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka qenë arsyeja e mospërgatitjes së planit të veprimit për çështjet e ngritura në raportin e auditimit për vitin 2015”, thuhet në komentin e AShNA-s për të gjeturat e raportit të auditimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?