Shkak i tërmeteve, turistët braktisin Ohrin (Video)

Shkak i tërmeteve, turistët braktisin Ohrin (Video)

Tërmetet në Ohër prej të cilëve më i fuqishmi ishte prej 5,1 ballëve kanë kthyer shumë turistë në shtëpi. Antonio Risteski pronar i apartamenteve private në këtë qytet për Alsat deklaroi se turistët i kthen edhe informacioni se brenda vetëm 2 javëve kanë ndodhur më shumë se 1200 tërmete. Më së shumti janë larguar turistët […]

“Tërmetet deri tani u reflektuan ndaj turizmit në këtë moment. Kishte mjaft prej mysafirëve të cilët edhe në orën 12 dhe 1 pas mesnate u larguan me taksi. Në objektin tim i cili gjendet te sheshi u larguan mysafirë nga Nishi me taksi që kushtonte 200 euro. Prej shumë kolegëve që punojnë mora informacion se turistët frikësohen”, u shpreh Antonio Risteski, qiradhënës.

Hotelierët thonë se ka të atillë që ndonëse i kanë paguar pretonimet, fare nuk kanë ardhur në Ohër.  Kompanitë e sigurimeve në Ohër ditëve të fundit shënojnë kërkesë të rritur për sigurim nga tërmeti.

“Ka reagime paniku nga qytetarët të cilët kërkojnë informacione për sigurim nga tërmeti. Ka qytetarë të cilët siguruan banesat nga dëmet plotësuese. Të gjithë ata që kishin sigurim të amvisërive, paguan shumë plotësuese për rrezikun nga tërmeti”, tha Ristana Nikolovska, menaxhere rajonale e kompanisë të sigurimeve.

Tanimë 20 ditë banorët e Ohrit jetojnë në frikë nga tërmetet eventuale të reja. Mbrëmjen e kaluar u ndjenë disa tërmete të reja nga i cili më i forti ishte katër minuta pas mesnate me magnitudë 4.2 ballë sipas Rihterit. Epiqendra ishte 9 km në lindje të Kosellit në një thellësi prej 2 km. Te qytetarët ende vërehet shqetësim.

“Aktualisht nuk ka qetësim, siç dëgjoj nga të tjerët. Nuk do të qetësohet së shpejti. Por të shpresojmë”

“Po dridhet. Nuk qetësohet. Në disa lagje ka oxhaqe të rrëzuara. Çarje ka në shtëpi më të vjetra. Situatë të tillë në këto 63 vite nuk mbaj mend. Ndonjëherë kishte tërmet, por kjo kështu. Në çdo dy deri në tre orë jo nuk kishte. ”

“Disa frikësohen. Disa flenë në makina, disa në tenda ose në rrugë. Disa flenë në shtëpi dhe nuk frikësohen.”

Kryqi i Kuq i Ohrit publikoi video edukative për sjellje të drejtë gjatë tërmetit. Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve dhe ekipe të Institutit për inxhinieri të tërmeteve ditëve të fundit inspektuan objektet me interes publik dhe ndërtimet me dëmtime më të mëdha. Dëme ka edhe në shumë ndërtesa banesore dhe objekte individuale. Bëhet fjalë për më shumë se 200 qytetarë të cilët kanë paraqitur dëme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?