Shend Zhjeqi fiton Medaljen e Bronztë në ONM

Shend Zhjeqi fiton Medaljen e Bronztë në ONM

Atomisti, Shend Zhjeqi, ka fituar Medalje të Bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM). ONM është gara më e rëndësishme ndërkombëtare e matematikës, në të cilën marrin pjesë pothuajse të gjitha vendet e botës, të përfaqësuara nga nxënësit më të mirë të matematikës. ONM është kampionati botëror i matematikës për nxënësit e shkollave të mesme. […]

ONM është gara më e rëndësishme ndërkombëtare e matematikës, në të cilën marrin pjesë pothuajse të gjitha vendet e botës, të përfaqësuara nga nxënësit më të mirë të matematikës. ONM është kampionati botëror i matematikës për nxënësit e shkollave të mesme. Prandaj, arritja e Shendit është vërtet e jashtëzakonshme.

Meritat për këtë sukses të jashtëzakonshëm të Shendit, para së gjithash i takojnë vet Shendit, potencialit të tij të jashtëzakonshëm intelektual, talentit të tij për matematikë dhe përkushtimit e punës së tij të palodhshme.

Por, për këtë arritje janë meritorë edhe prindërit dhe familja e tij për përkrahje të vazhdueshme, mësimdhënësit e Gjimnazit Matematik për punë të mirë me të dhe Shoqata e Matematikanëve të Kosovës që ka mundësuar shkuarjen e tij në ONM.

Gjithsesi, njeriu më meritor për përkrahje profesionale të vazhdueshme për Shendin dhe për këtë sukses të tij është Valmir Krasniqi, i cili për vite ka punuar me Shendin, edhe privatisht, edhe në kuadër të Institutit ATOMI edhe në kuadër të Garës Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo”.

Shend Zhjeqi është vetëm 15 vjeçar dhe përveç që është atomist (dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm intelektual) tashmë ka dy dëshmi ndërkombëtare për talentin e tij të jashtëzakonshëm në matematikë Ai kishte arritur maksimumin e pikëve të mundshme në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo” të organizuar në Kosovë nga Instituti ATOMI dhe tashmë ka fituar edhe Medalje të Bronztë në ONM, e 58-a me radhë, e cila është mbajtur këto ditë në Brazil.

Të gjitha këto e bëjnë Shend Zhjeqin krenari dhe shpresë për Kosovën dhe për të ardhmen e matematikës në Kosovë.

Instituti Atom e ka përgëzuar Zhjeqin për këtë arritje.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?