SHBA ndalon shtetasit e vet të vizitojnë Korenë e Veriut

SHBA pritet të ndalojë shtetasit e vet që të udhëtojnë në Korenë e Veriut. Dy kompani turistike të Koresë së Veriut që veprojnë në SHBA, Koryo Tours dhe Young Pioneer Tours thanë se ndalimi do të shpallet më 27 korrik për të hyrë në fuqi 30 ditë më vonë. SHBA nuk e ka konfirmuar këtë […]
Dy kompani turistike të Koresë së Veriut që veprojnë në SHBA, Koryo Tours dhe Young Pioneer Tours thanë se ndalimi do të shpallet më 27 korrik për të hyrë në fuqi 30 ditë më vonë.
SHBA nuk e ka konfirmuar këtë lajm, transmeton Klan Kosova.
Young Pioneer Tours ishte agjencia që mori studentin amerikan Otto Ëarmbier në Korenë e Veriut.
Ai u arrestua më pas dhe u burgos për 15 vjet, përpara se të kthehej në SHBA në qershor në gjendje kome derisa ndërroi jetë pak ditë më vonë.












