Senatori amerikan McCain është shumë sëmurë, kjo është diagnoza

Senatori republikan amerikan, John McCain, është diagnostikuar me kancer në tru dhe ka filluar trajtimin. Politikani 80-vjeçar zbuloi se kishte kancer javën e kaluar, gjatë një operacioni, ku kishte shkuar për të hequr një masë gjaku të mpiksur lart syrit të majtë. Senatori prej gjashtë vitesh dhe kandidati presidencial i republikanëve në vitin 2008 iu […]
Senatori republikan amerikan, John McCain, është diagnostikuar me kancer në tru dhe ka filluar trajtimin.
Politikani 80-vjeçar zbuloi se kishte kancer javën e kaluar, gjatë një operacioni, ku kishte shkuar për të hequr një masë gjaku të mpiksur lart syrit të majtë.
Senatori prej gjashtë vitesh dhe kandidati presidencial i republikanëve në vitin 2008 iu nënshtrua një operacioni në një klinikë në Phoenix, në shtetin e Arizonës, të premten e kaluar. Analiza zbuloi se një tumor primar i trurit i njohur si glioblastoma kishte lidhje me mpiksjen e gjakut. Megjithatë mjekët thonë se ai është i fortë dhe për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore duke shpresuar se trajtimi me rreze do të zhdukë sëmundjen. Kujtojmë se veterani i Vietnamit kaloi më shumë se pesë vjet si i burgosur lufte.












