Selmanaj: Haradinajn do ta votojnë disa deputetë nga partitë jashtë PAN’it

Deputeti i koalicionit PAN, Rasim Selmanaj ka thënë se Ramush Haradinaj do të zgjidhet kryeministër në seancën e 3 gushtit. Ai ka thënë se Haradinajn do ta votojnë edhe deputetë nga parti tjera dhe kjo sipas tij ‘do të shihet në seancë’. Selmanaj duke folur për postin e kryetarit të Kuvendit, tha se ai do […]
Deputeti i koalicionit PAN, Rasim Selmanaj ka thënë se Ramush Haradinaj do të zgjidhet kryeministër në seancën e 3 gushtit.
Ai ka thënë se Haradinajn do ta votojnë edhe deputetë nga parti tjera dhe kjo sipas tij ‘do të shihet në seancë’.
Selmanaj duke folur për postin e kryetarit të Kuvendit, tha se ai do të jetë nga radhët e koalicionit PAN, transmeton Periskopi.
“Koalicioni fitues është PAN, kandidati për kryeministër është Ramush Haradinaj. Kemi 59 vota por edhe vota tjera të deputetëve. Do ta shihni në seancën e parë se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës. Nuk flaspër numër të votive por deputetët do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër. Kryetari i Kuvendit do të jetë nga koalicioni i PAN”, tha Selmanaj, shkruan Periskopi.
Ndryshe, sot ka filluar regjistrimi i deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës, që është edhe një nga procedurat që duhet të përfundohet para se të mbahet séance konstituive./Periskopi/












