Selmanaj: Është krijuar përshtypja se deputetët janë në ankand publik

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se deputetët nuk janë në ankand publik, e të presin se kush sa po ofron për ta blerë, siç ka thënë ai, votën, dinjitetin, moralin dhe integritetin e tyre. “Euu ‘poshtë ka ra katundi’ thotë një fjalë e popullit tonë. Ditëve të fundit qytetarët e Kosovës […]
“Euu ‘poshtë ka ra katundi’ thotë një fjalë e popullit tonë. Ditëve të fundit qytetarët e Kosovës janë ngarkuar me lloj-lloj konspiracionesh, me lloj-lloj shpifjesh e lloj-lloj përpjekjesh për pazare të ulëta politike dhe shumë të rrezikshme për vendin”, ka thënë Selmani.
Ai ka thënë se “shtet-ndëritimin si proces, zhvillimin e Kosovës si domosdoshmëri dhe ecjen e shtetit në binarë të qartë dhe të sigurt, e kemi zëvendësuar me lajme për protagonistë të pavlerë, për sekserë ordinerë dhe për ndërmjetësues profiterë”.
Sipas deputetit në top pesëshen më të votuar të LDK-së, krejt çka i duhet tani vendit, është kthimi kah institucionet dhe përgjegjësitë shtetërore e kushtetuese.
“Ta konstituojmë Kuvendin sa më shpejt që është e mundur, dhe më pas të ecim tutje në themelimin e qeverisë për t’i dal në ballë sfidave të shtetit dhe problemeve që ballafaqohen qytetarët e Kosovës. Për shkatërruesit e shtetit, për zhvatësit e pasurisë publike, për ata që sakatuan të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend në përgjegjësitë ekzekutive në qeverinë e re të Kosovës. Prandaj një qeveri pa PDK-në do t’i bënte nder vendit dhe të ardhmes së tij”, ka thënë Selmanaj.












