Sejko: Shqipëria ka vazhduar ritmin rritës të ekonomisë

Sejko: Shqipëria ka vazhduar ritmin rritës të ekonomisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka thënë se duke iu falënderuar marrëveshjes së fundit me FMN-në, Shqipëria vazhdoi ritmin rritës të ekonomisë dhe ndërmori një sërë reformash strukturore. Ai këto komente i bëri në konferencën e nivelit të lartë “Ripërshpejtimi i konvergjencës në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore – roli i qeverisjes dhe […]

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka thënë se duke iu falënderuar marrëveshjes së fundit me FMN-në, Shqipëria vazhdoi ritmin rritës të ekonomisë dhe ndërmori një sërë reformash strukturore.

Ai këto komente i bëri në konferencën e nivelit të lartë “Ripërshpejtimi i konvergjencës në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore – roli i qeverisjes dhe institucioneve”, organizuar nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Dubrovnik të Kroacisë.

Gjatë konferencës, guvernatori Sejko mori pjesë edhe në tryezën e diskutimit, organizuar nga Drejtorja e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde. Në këtë tryezë, guvernatori shqiptar diskutoi mbi kontributin që FMN-ja ka dhënë në vendet e EQLJ-së për realizimin e reformave dhe rolin që Fondi ka luajtur në forcimin e shoqërisë civile.

“FMN-ja ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në rajonin e EQLJ-së. Programet dhe këshillat e FMN-së kanë qenë vendimtare në vendosjen e rajonit në rrugën e duhur, nga tranzicioni drejt konvergjencës. Për më tepër, FMN-ja ka vazhduar të luajë rolin e rregullatorit sa herë që vendet e këtij rajoni janë përballur me vështirësi ekonomike dhe financiare ”, tha Sejko.

Sa i përket rolit të FMN-së në të ardhmen, guvernatori u shpreh se ky rol mund të jetë më fleksibël dhe më eficient, duke kontribuar në forcimin e masave parandaluese të krizave të mundshme dhe në arritjen e objektivave finalë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?