Sanksionet – “lajm i keq” për të ardhmen e marrëdhënieve ruso-amerikane

Sanksionet – “lajm i keq” për të ardhmen e marrëdhënieve ruso-amerikane

Zyrtarët dhe ligjvënësit rusë kritikuan ashpër legjislacionin e ri të Shteteve të Bashkuara, që parasheh sanksione të reja kundër Moskës dhe e bën më të vështirë për presidentin amerikan, Donald Trump, t’i lehtësojë ose t’i heqë masat ndëshkuese. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se votimi në Dhomën e Përfaqësuesve është një “hap përpara […]

Zyrtarët dhe ligjvënësit rusë kritikuan ashpër legjislacionin e ri të Shteteve të Bashkuara, që parasheh sanksione të reja kundër Moskës dhe e bën më të vështirë për presidentin amerikan, Donald Trump, t’i lehtësojë ose t’i heqë masat ndëshkuese.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se votimi në Dhomën e Përfaqësuesve është një “hap përpara drejt shkatërrimit të perspektivave për normalizimin e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës”.

Ngjashëm u shpreh edhe kryesuesi i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Ulët të Parlamentit të Rusisë, Aleksei Pushkov.

“Kjo është përpjekje për ta vënë Donald Trumpin në situatë të vështirë, për t’i penguar synimet e tij për të normalizuar marrëdhëniet me Rusinë, për t’i neutralizuar marrëveshjet e arritura nga Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, në Hamburg”, tha Pushkov.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se lajmi për sanksionet është “shumë i keq nga pikëpamja e marrëdhënieve ruso-amerikane dhe perspektivat e zhvillimit të tyre”.

Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim, duke thënë se është i gatshëm të ndërmarrë veprime të shpejta, nëse legjislacioni i ri amerikan minon sigurinë energjetike të BE-së.

Sanksionet mund të prekin projektet e përbashkëta të energjisë Rusi-BE dhe në këtë kuadër hyn Rrjedha Nordike 2 – një tubacion që do të bartte gazin rus përmes Detit Baltik në Evropë.

Sanksionet e reja synojnë të ndëshkojnë Rusinë për aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe për ndërhyrjen e dyshuar të saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Ato duhet të miratohen edhe në Senat dhe të nënshkruhen nga presidenti Trump.

Ligji i ri i sanksioneve godet edhe Iranin dhe Korenë e Veriut./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?