Sali Berisha poston videon e rrallë ku poeti Lasgush Poradeci përlotet për Kosovën (Video)

.
Në këtë video, teksa flet për Kosovën, nga dashuria dhe patriotizmi i madh, Lasgushi përlotet.
Telegrafi ju përkujton se teksa Poradeci anatemohej nga regjimi komunist në Shqipëri, “Rilindja” në Kosovë boton vëllimin e veprave të tij. Ky vëllim i realizuar me shumë përkushtim dhe shpenzime të mëdha, në Tiranë – me shumë peripeci po edhe këmbëngulje – atij ia dorëzon redaktori i “Rilindjes”, kritiku dhe shkrimtari Sabri Hamiti që kishte përgatitur këtë botim, parathënien e të cilit e kishte shkruar po ashtu.
Lasgushi, as në këto momente nuk ka mundur të përmbahet nga lotët. /Telegrafi/












