“Salafistët e Kosovës, themelojnë degë partie në Zvicër”

“Salafistët e Kosovës, themelojnë degë partie në Zvicër”

Në prag të  zgjedhjeve për Parlamentin e vendit që do të mbaheshin  më 11 qershor,   partia me orientim fetar “Fjala” kishte themeluar një degë të saj në Zvicër. Për më tepër, siç shkruan gazeta NZZ am Sonntag në botimin e saj të sotëm, kjo parti tashmë ka një rrjet në Zvicër dhe mban kontakte të […]

Në prag të  zgjedhjeve për Parlamentin e vendit që do të mbaheshin  më 11 qershor,   partia me orientim fetar “Fjala” kishte themeluar një degë të saj në Zvicër. Për më tepër, siç shkruan gazeta NZZ am Sonntag në botimin e saj të sotëm, kjo parti tashmë ka një rrjet në Zvicër dhe mban kontakte të ngushta me IZSR-në (Këshilli Qendror Isamik i Zvicrës) famëkeq dhe me disa xhami shqiptare të kontestuara këtu.

Dhe, kur jemi te dega e partisë, shkruan gazeta, tre kandidatë të saj nga Zvicra kanë garuar për t`u zgjedhur në Parlamentin e Kosovës . sigurisht, pa sukses.

Por, duke e cituar eksperten e islamit Saida Keller-Mesahli, në artikull më tutje thuhet se partia ka ndikim të theksuar në Zvcër ku dhe është e lidhur mirë me rrjetet radikale, transmeton albinfo.ch.

Fjala bën politikë salafiste e cila rrjedh nga jetësimi tekstual i Kuranit dhe sistemi juridik i sheriatit janë bazat e saj, thotë Mesahli,që eshte dhe kryetare e Forumit për Islamin Progresiv.

Ajo më tutje këto qëndrime i mbështet me faktin se eksponentë të partisë “Fjala” janë takuar shumë herë me IZSR dhe kanë bashkëpunuar me të. . po ashtu sipas saj është simptomatik fakti se Fjala është angazhuar për qendrën e sporteve luftarake të Shemsi Beqirit d, i cili është angazhuar në mbraksionin e njohur e të kontestuar të shpërndarjes falas të Kuranit “Lies”. Beqiri ëshë injohur edhe si personi që ka stërvitur delinkuentin e njohur Carlos, i cili pastaj është konverzuar në islam. Në rrjetet sociale mund të gjenden mjaft fotografi në të cilat Shemsi Beqiri merr poza me përfaqësues të partisë së përmednur. . madje edhe vet kryetari i partisë, Gëzim Kelmendi është prezantuar me Beqirin gjatë një vizite të tij në Solothurn, Zvicër .

Kelmendi qëndron herë pas here në Zvicër, vazhdon gazeta . Ai ka qenë mysafir në xhaminë shqiptare në Aarburg (AG) . Për këtë xhami ka punuar njëri ndër politikanët e partisë së Kelmendit, në Zvicër.  Ai, sot drejton radion online “Pendimi” e cila transmeton në gjuhën shqipe dhe arabe dhe shërben si platformë e predikuesve radikalë dhe propagandon edhe për IZSR-në, transmeton albinfo.ch. Por përfaqësuesi i kësaj të fundit, Qaasim Ali thotë se raporte formale nuk kanë me radion dhe partinë e përmednur.  Por më tutje artikulli thekson se afërsia e partisë Fjala me IZSR.-në shpjegohet edhe me faktin se kryetari i IZSR, Nicolas Blanco ka marrë për grua të dytë të tij motrën e njërit nga aktivistët e partisë Fjala. Por Illi ka thënë parimisht nuk japin informacione lidhur me çështje familjare e private. /Albinfo.ch/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?