Rusia është e gatshme t’i përjashtojë 30 diplomatë amerikanë si shenjë hakmarrje ndaj sanksioneve

Rusia është gati t’i përjashtojë 30 diplomatë amerikanë si pasojë e sanksioneve. Rusia është e gatshme t’i përjashtojë 30 diplomatë amerikanë si shenjë hakmarrje ndaj Washingtonit, kur kjo e fundit i kishte shpallur sanksione Moskës zyrtare. Kjo deklaratë vjen nga Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, i shkruar në gazetën Izvestia. Zyrtarë të tjerë rusë […]
Rusia është e gatshme t’i përjashtojë 30 diplomatë amerikanë si shenjë hakmarrje ndaj Washingtonit, kur kjo e fundit i kishte shpallur sanksione Moskës zyrtare.
Kjo deklaratë vjen nga Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, i shkruar në gazetën Izvestia. Zyrtarë të tjerë rusë së fundmi kanë dhënë deklarata të ngjashme.
Në muajin dhjetor, administrata e Obama-s i kishte përjashtuar 35 diplomatë rus dhe i kishte mbyllur dy të inteligjencës ruse.
Ish Presidenti Barack Obama ka akuzuar përsëri Rusinë pasiqë burimet nga inteligjenca amerikane kanë akuzuar agjentët rus për hakerimin e kompjuterëve të Partisë Demokratike gjatë kampanjës elektorale të Hillary Klinton-it.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka ngritur çështjen e sanksioneve të ndërrmara nga Obama në takm me Donald Trump ku ata patën rastin të takohen më 7 korrik, raporton “Izvestia”, transmeton Periskopi.
Ekipi i Trump-it është nën investigim nga një marrëveshje e fshehtë që supozohet ta ketë bërë me Rusinë gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar. Kremlini ka refuzuar çdo pengesë që lidhet me fushatën elektorale./Periskopi/












