Rugova: Kush guxon t’i bëjë presion një deputeti të zgjedhur?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se ndaj tij dhe ndaj deputetëve tjerë të kësaj partie nuk ka presion nga PAN-i. “Dukagjinqe ju them se kush guxon të më bëjë presion. Kush guxon t’i bëjë presion një deputeti të zgjedhur”, tha ai. Ai tha se në asnjë mënyrë nuk do ta […]
“Dukagjinqe ju them se kush guxon të më bëjë presion. Kush guxon t’i bëjë presion një deputeti të zgjedhur”, tha ai.
Ai tha se në asnjë mënyrë nuk do ta votoj kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit, Kadri Veselin, e as kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinajn.
Ai ka folur edhe për vizitën e Haradinajt në familjen Rugova.
Rugova këtë vizitë nuk e ka konsideruar si prsion, kjo ngase shtëpinë e presidentit Rugova e kanë vizituar edhe kundërshtarët më të mëdhenj të ish- presidentit.












