Rrustemi: Thaçi rrezikon postin nëse nuk ia jep VV-së mandatin për krijimin e Qeverisë

Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se Hashim Thaçi deklaratat për mandatarin nuk po i bën si president por si argat i PAN-it. Rrustemi ka theksuar se mandatari i dytë nuk është as në dorën e Thaçit e as nuk varet prej vullnetit të tij. Madje ai ka thënë se presidenti […]
Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se Hashim Thaçi deklaratat për mandatarin nuk po i bën si president por si argat i PAN-it.
Rrustemi ka theksuar se mandatari i dytë nuk është as në dorën e Thaçit e as nuk varet prej vullnetit të tij.
Madje ai ka thënë se presidenti rrezikon postin e tij nëse nuk ia jep VV-së mandatin për krijimin e Qeverisë.
Ja shkrimi i plotë në Facebook:
‘’Kur Hashim Thaçi po flet për mandatarin, ai nuk po e bën atë si president, por si një argat i PAN-it, e këtë nuk po e bën nga forca e shprehisë si ish drejtues i PDK-së, por plotësisht i porositun e i shtyrë nga interesat e lidhura me PDK-në. Por, mandatari i dytë nuk është as në dorën e Thaçit e as nuk varet nuk vullneti i tij. Është detyrim kushtetues dhe veç veprim procedural i tij, të cilin po nuk e përmbushi, Hashim Thaçi, aty do t’i jep fund qëndrimit aty ku është!’’/Periskopi/












