Rrotullohet autobusi në magjistralen Suboticë-Novi Sad, një person i vdekur (Video)

Rreth orës 09:40 të mëngjesit të sotëm, një autobus që po kthehej nga Greqia në Poloni, është aksidentuar, ku për pasojë, një person ka mbetur i vdekur. Aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidh Suboticën me Novi Sadin në Serbi. Në autobusin që barte 50 turistë, të lënduar kanë mbetur 25 prej tyre. Sipas medieve […]
Rreth orës 09:40 të mëngjesit të sotëm, një autobus që po kthehej nga Greqia në Poloni, është aksidentuar, ku për pasojë, një person ka mbetur i vdekur. Aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidh Suboticën me Novi Sadin në Serbi.
Në autobusin që barte 50 turistë, të lënduar kanë mbetur 25 prej tyre.
Sipas medieve serbe, personi i vdekur është i rritur, edhe pse në mesin e 50 turistëve kishte fëmijë të moshës 13 deri 16 vjeçare.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në qendrat spitalore në Vërbas, Novi Sad e Suboticë, shkruan Periskopi.
Në vendngjarje raportohet të kenë dalë automjete të Departamentit për Emergjenca si dhe autoambulanca, ndërsa për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë magjistrale është ndërprerë përkohësisht. /Periskopi/












