Rrëfimi shokues: Im shoq ka 5 vjet që pi e na dhunon mua dhe…

Rrëfimi shokues: Im shoq ka 5 vjet që pi e na dhunon mua dhe…

“Konfliktet në familje nisën për shkak të alkoolit. Im shoq ka 5 vjet që pi dhe na dhunon mua dhe fëmijët”. Më këto fjalë dhe shenjat e dhunës si dëshmi në trup, Arbesa ka denoncuar bashkëshortin që u dënua nga gjykata me 4 muaj shërbim prove, me kushtin që të rehabilitohet në klinikën e trajtimit […]

Më këto fjalë dhe shenjat e dhunës si dëshmi në trup, Arbesa ka denoncuar bashkëshortin që u dënua nga gjykata me 4 muaj shërbim prove, me kushtin që të rehabilitohet në klinikën e trajtimit të vartësisë ndaj alkoolit.

Aktualisht 500 të dënuar ndodhen në shërbim prove si autorë krimesh të kryera nën ndikimin e alkoolit dhe droges. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tre vitet e fundit ka rritje të numrit të këtij grupi.

“Janë afërsisht 10 për qind e totalit, nga 5 mijë të dënuar 500 janë të dënuar të kësaj kategorie. Prej tyre shumica, mbi 200, janë për alkool dhe të tjerët përdorues të lëndëve psikotrope”, deklaron Ilir Qafa, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit të Provës për “t.ch”.

Por vepra penale që kryhet më shpesh nën ndikimin e alkoolit është për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Vetëm në korrik, thonë zyrtarë të policisë rrugore, janë arrestuar 78 persona.

Ndërkohë, vetëm për këtë fundjavë prokuroria solli 8 persona për caktimin e masës së sigurimit personal, si të arrestuar në kushtet e flagrancës, por përveç kësaj vepre nën efektin e alkoolit trendi shihet në rritje edhe për veprat e shkatërrimit të pronës dhe dhunës.

Por a i shpëtojnë vartësisë nga alkooli këta të dënuar në mënyrë që të mos jenë përsëritës të krimeve?

“Institucioni i Shërbimit të Provës përpiqet të ofrojë shërbim psikologik, por për fat të keq nuk kemi ende besim tek një insfrastrukturë e mirë, pasi ende institucionet nuk janë në gjendjen e duhur për të ofruar një trajtim të tillë, me gjithë apelin e vazhdueshëm”, shton kreu i Shërbimit të Provës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?