Rrahje e çuditshme masive në Mitrovicë, ja çka ndodh me gjithë të përfshirët

Një rrahje masive ka ndodhur në Mitrovicë, pasi që tre persona janë rrahur mes vete dhe që te tretë çuditërisht kanë përfunduar në spital, shkruan Veriu.info. Rrahja ka ndodhur në rrugën “Kristalet-Tuneli i parë” rreth orës 15:50, ndërsa të tre personat janë arrestuar nga policia. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të […]
Një rrahje masive ka ndodhur në Mitrovicë, pasi që tre persona janë rrahur mes vete dhe që te tretë çuditërisht kanë përfunduar në spital, shkruan Veriu.info.
Rrahja ka ndodhur në rrugën “Kristalet-Tuneli i parë” rreth orës 15:50, ndërsa të tre personat janë arrestuar nga policia.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thotë Policia e Kosovës, shkruan Veriu.info.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Vepra është klasifikuar si lëndë i rëndë trupor.












