I riu nga Tirana bëri seks me gruan, por më pas u dënua me burg, ja pse

I riu nga Tirana bëri seks me gruan, por më pas u dënua me burg, ja pse

Martesa me vajzën që kishte rënë në dashuri me të prej disa muajsh, lidhje e dakordësuar dhe nga familjet respektive, i ka kushtuar dënimin me 7 vite burg një banori të Tiranës. Ajo që nuk kanë marrë parasysh nga familjet ka qenë mosha e mitur, nën 14 vjeç e vajzës. “Krimi” i kryer nga i […]

Martesa me vajzën që kishte rënë në dashuri me të prej disa muajsh, lidhje e dakordësuar dhe nga familjet respektive, i ka kushtuar dënimin me 7 vite burg një banori të Tiranës.

Ajo që nuk kanë marrë parasysh nga familjet ka qenë mosha e mitur, nën 14 vjeç e vajzës. “Krimi” i kryer nga i pandehuri K. Q. ka qenë konsumimi i marrëdhënieve intime me “bashkëshorten” e tij, shkruan “Panorama”.

Sipas Gjykatës së Tiranës, i pandehuri dhe e mitura i përkasin familjeve të komunitetit rom. Në përfundim të gjykimit, i pandehuri është fajësuar për akuzën e “kryerjes së marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”.

Dënimi ndaj tij është ulur në 4 vjet e 8 muaj burg, si pasojë e uljes së përfituar nga gjykim i shkurtuar. Përfundimisht Gjykata ka vendosur të mos e dërgojë në qeli. “Urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për një kohë prove prej 3 vjetësh, me kusht që i pandehuri gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën Vendore, të Shërbimit të Provës, Tiranë”, thuhej në vendim.

Në llojin e dënimit Gjykata ka mbajtur në konsideratë faktin se i pandehuri i përket komunitetit rom.

“Në kuptim të zakoneve, traditës dhe mentalitetit të këtij komuniteti, lidhur me martesën në moshë shumë të re, Gjykata vlerëson se ky realitet faktik do të duhet të konsiderohet prej saj në funksion të llojit dhe masës së dënimit të të pandehurit, duke pranuar si të provuar fajësinë lidhur me këtë vepër penale”, arsyetonte Gjykata.

HISTORIA

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, procedimi penal ndaj të pandehurit K. Q. ka nisur në shtator të vitit 2016″>2016. Ai është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve, pranë një Njësisë Bashkiake në Tiranë. Kjo njësi ka dërguar një informacion në lidhje me martesën e të miturës.

Gjatë hetimit të nisur më pas në Prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur” ka dhënë deklarime edhe bashkëshortja e mitur e të pandehurit.

“Në deklarimet e dhëna para oficerit të policisë gjyqësore, shtetësia e mitur ka rrëfyer se në fillim të vitit 2016″>2016, ka rënë në dashuri me të dhe në muajin gusht 2016″>2016 janë martuar, pasi kanë rënë dakord bashkërisht edhe familjet e tyre. Sipas deklarimeve të saj ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me të pandehurin me dëshirën e saj, pasi ata e konsiderojnë veten të martuar dhe jetojnë bashkërisht pranë familjes së tij”, citohej në vendimin e Gjykatës.

Në të njëjtën formë, edhe vetë i pandehuri para Oficerëve të Policisë Gjyqë sore ka pohuar se bashkëjeton nga korriku i vitit 2016″>2016 dhe në vijim. Në deklarimet e dhëna gjatë hetimit të çështjes, familjarë të të pandehurit si edhe të dëmtuarës nga vepra penale e konsumuar prej tij kanë këmbëngulur në pafajësinë e K. Q.

Sipas gjykatës, pjesëtarët e të dy familjeve e kanë pranuar këtë martesë, pasi sipas tyre, në traditat dhe zakonet e komunitetit rom lejohet martesa midis pjesëtarëve të komunitetit rom edhe në moshë të vogël.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?