Rexhep Hoti: PDK ka ideal dhe një ëndërr të madhe

Rexhep Hoti: PDK ka ideal dhe një ëndërr të madhe

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se PDK është subjekt politik që ka ideal dhe një ëndërr të madhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës: mundësinë e perspektivës për të gjithë dhe pa dallim! “PDK do të hyjë në garën e ardhshme politike të zgjedhjeve lokale me përkushtim të pashoq, […]

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se PDK është subjekt politik që ka ideal dhe një ëndërr të madhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës: mundësinë e perspektivës për të gjithë dhe pa dallim!

“PDK do të hyjë në garën e ardhshme politike të zgjedhjeve lokale me përkushtim të pashoq, me besimin e madh në vetvete, në Atdhe dhe në Zot, duke shpalosur vlerat më të larta që i duhen qytetarit të Republikës, për t’i shërbyer atij me besnikëri dhe në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, ka thënë Hoti në një status të publikuar në profilin e tij në facebook, transmeton Indeksonline.

Më poshtë gjëni publikimin e tij të plotë:

Vlerë dhe kapital për PDK-në, që nga formimi e gjer më sot, krahas kreativitetit të saj politik në rrugën e mbarështrimit dhe realizimit të agjendës njëqindvjeçare të popullit të Kosovës, ka qenë përpjekja e vazhdueshme e saj, titanike, për t’u ngritur mbi vetveten, për të reflektuar mbi gabimet e veta dhe për të dhënë shembullin e standardit të lartë të komunikimit me opinionin e gjerë, me partnerët e jashtëm e të brendshëm politikë dhe jo vetëm, me shoqërinë civile, median, me individin dhe kolektivitetin e Republikës.

PDK ka besuar dhe vazhdon të besojë fuqishëm në forcën e argumentit, në gjuhën e kulturës politike të komunikimit dhe e kultivon në cilësinë e të paprekshmes privatësinë e individit, të familjes, të nënës, të gruas, të intimitetit.

PDK beson fuqishëm në nismën qëllimmirë të çdo subjekti politik që respekton ligjet, Kushtetutën dhe shenjtërinë e Republikës së Kosovës.

PDK është grupim vullnetar politik që beson fuqishëm edhe në të drejtën për të përmirësuar gabimet e veta ndaj vetvetes, ndaj partnerëve të saj apo ndaj konkurrentëve politikë.

PDK është subjekt politik që ka ideal dhe një ëndërr të madhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës: mundësinë e perspektivës për të gjithë dhe pa dallim!

PDK do të hyjë në garën e ardhshme politike të zgjedhjeve lokale me përkushtim të pashoq, me besimin e madh në vetvete, në Atdhe dhe në Zot, duke shpalosur vlerat më të larta që i duhen qytetarit të Republikës, për t’i shërbyer atij me besnikëri dhe në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. rhoti

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?