Reportazhi francez: Shqipëria, parajsa e fshehur (Video)

Reportazhi francez: Shqipëria, parajsa e fshehur (Video)

Televizioni francez “Tv France” i ka kushtuar Shqipërisë dhe bukurive të saj natyrore një reportazh të detajuar. “Është ende një vend i panjohur për turistët, një parajsë e fshehtë përballë Italisë, e mbërthyer mes Greqisë dhe Malit të Zi”, nis përshkrimi për Shqipërinë. Me ujërat e kristalta, peisazhet malore, natyra e ruajtur e shkëputur për […]

“Është ende një vend i panjohur për turistët, një parajsë e fshehtë përballë Italisë, e mbërthyer mes Greqisë dhe Malit të Zi”, nis përshkrimi për Shqipërinë.

Me ujërat e kristalta, peisazhet malore, natyra e ruajtur e shkëputur për një kohë të gjatë nga bota prej një diktature të egër komuniste, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë për shkak të çmimeve të lira. Larg turizmit masiv dhe vilave luksoze, zhytuni në “Perlën e Ballkanit”, fton turistët reportazhi francez.

Dy turistë francezë tregojnë se për një javë pushime në jug të Shqipërisë kanë shpenzuar për akomodimin, transportin me avion dhe ushqimin, rreth 500 euro për person.

Turistët nuk mohojnë se para se të niseshin për në Shqipëri, i kishin paralajmëruar të bënin kujdes për sigurinë në Shqipëri, por krejt të kundërtën kanë përjetuar gjatë qëndrimit të tyre këtu.

Pas përshkrimit të detajuar të jugut të Shqipërisë, fokusi zhvendoset në qytetin e Beratit, trashëgiminë botërore, ku kishat i gjen përballë xhamive.

Turistët në këtë zonë shijojnë gatimet tradicionale të Beratit, ëmbëlsirat dhe verën vendase, të cilat nuk kushtojnë më tepër se sa 20 euro për person.

Në vetëm pak vite, përfundon reportazhi francez, numri i turistëve nga Franca është rritur ndjeshëm, nga 5 mijë në 35 mijë, e sipas specialistëve me disa ndryshime të vogla në infrastrukturën rrugore e turistike, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të shndërrohet në Kroacinë, apo Malin e Zi të së nesërmes.

Reportazhi është ndjekur nga 8 milionë shikues francezë./t.ch

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?