Reagon Vetëvendosje: Ja pse po sulmohemi vazhdimisht nga PDK-ja

Reagon Vetëvendosje: Ja pse po sulmohemi vazhdimisht nga PDK-ja

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj zyrtarëve të PDK-së, të cilët po e sulmojnë vazhdimisht këtë subjekt dhe zyrtarët e saj më të rëndësishëm. Vetëvendosje, në një komunikatë për media, thotë se “shpifjet e PDK-së janë produkt i frikës nga humbja e pushtetit”, shkruan Periskopi. “Rënia e ndjeshme e PDK-së në zgjedhjet e fundit, ku humbi […]

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj zyrtarëve të PDK-së, të cilët po e sulmojnë vazhdimisht këtë subjekt dhe zyrtarët e saj më të rëndësishëm.

Vetëvendosje, në një komunikatë për media, thotë se “shpifjet e PDK-së janë produkt i frikës nga humbja e pushtetit”, shkruan Periskopi.

“Rënia e ndjeshme e PDK-së në zgjedhjet e fundit, ku humbi 14 ulëse në Kuvendin e Kosovës, e ka tronditur aq shumë këtë parti, saqë duket se e ka të pamundur këndelljen, prandaj edhe ka filluar një fushatë shpifëse që e bën aq të dukshme gjendjen e rëndë të saj. Dyfishimi i VETËVENDOSJE!-s në anën tjetër, që ka bërë që të jemi partia më e madhe në vend, e ka futur në panik të thellë këtë parti, e cila për vite të tëra përmes klanit “Pronto” e ka kapur në gjitha format shtetin dhe tashmë po frikësohet nga çrrënjosja e krimit dhe korrupsionit”, thuhet në reagimin e VV-së.

VV ka mbrojtur edhe deputetin e saj të zgjedhur, Dardan Molliqaj, i cili u përplas me disa anëtarë të PDK-së.

“Së fundi, nga zyrtarë të kësaj partie u plasua shpifja se deputeti Dardan Molliqaj dha dorëheqje nga pozicioni i Sekretarit Organizativ për shkak të presionit nga ambasadat, shpifje kjo e rradhës, e cila është manifestim i frikës që klani “Pronto” e ka nga qeverisja e VETËVENDOSJE!-s dhe vendosja e një sistemi të mirëfilltë të drejtësisë. Deputeti Molliqaj, i cili renditet në mesin e dhjetë deputetëve më të votuar në vend, i ka dhënë tashmë arsyet e dorëheqjes, të cilat përmblidhen në angazhimin e mëtutjeshem që ai do ta ketë në Kuvend për ta luftuar klanin “Pronto” së bashku me deputetët e tjerë të VETËVENDOSJE!-s, e cila do ta ketë grupin më të madh parlamentar në Kuvend. Dhe pikërisht kjo luftë të cilën e kanë frikë aq shumë ky klan krimnal, është arsyeja pse PDK ka filluar të sajojë shpifje, të cilat në asnjë mënyrë nuk do ta shpëtojnë nga rënia e vazhdueshme dhe përgjegjësia që duhet ta japin për dëmin që i kanë shkaktuar vendit”, thuhet tutje.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar fuqishëm për një mendësi të re qeverisëse, e cila çrrënjos krimin dhe korrupsionin, si dhe mundëson një shtet të së drejtës, një shtet zhvillimor e social.

“Kjo sigurisht që është e papranueshme për klanin “Pronto” sepse një shtet i tillë që vë në pah veprimntarinë e tyre krimale dhe i mbanë përgjegjës për të, është i frikshëm për ta”, thuhet në fund. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?