Reagon Hoti, publikuesi i mesazheve të Arbana Xharrës: Mos harro se je pjesë e SHIK-ut

Zyrtari për media i VV-së, Shkodran Hoti, i cili dje publikoi disa mesazhe të anëtares së PDK-së me një person të panjohur, ku evidentohen propagandat e Xharrës kundër VV-së, duke ia ‘rregulluar’ statuset anti-VV bashkëbiseduesit, ka reaguar pas sqarimit të Xharrës për këto mesazhe. Hoti, i cili u krahasua me KGB-në ruse, thotë për […]
Zyrtari për media i VV-së, Shkodran Hoti, i cili dje publikoi disa mesazhe të anëtares së PDK-së me një person të panjohur, ku evidentohen propagandat e Xharrës kundër VV-së, duke ia ‘rregulluar’ statuset anti-VV bashkëbiseduesit, ka reaguar pas sqarimit të Xharrës për këto mesazhe.
Hoti, i cili u krahasua me KGB-në ruse, thotë për Xharrën se vet ajo tash është pjesë e SHIK-ut, të cilin, sipas tij, e quante shërbim famëkeq si KGB-në, shkruan Periskopi.
Për Hotin shqetësim nuk është mendimi i Xharrës për Albin Kurtin. Thotë se ajo që është shqetësuese qëndron te fakti se ajo bën propagandë ndaj Kurtit e VV-së.
Reagimi i plotë i Hotit:
Arbana Xharra paska reaguar për mesazhet që ia kam publikuar dhe më paska krahasuar me KGB’në ruse. Si duket, zonja që flet për shantazhe e shërbime sekrete, po harron se është në partinë e ShIK-ut, të cilin po ashtu e quante dikur shërbim famëkeq. Por, aty përfundoi, u tregtua dhe lëpiu atë që kishte pështyrë për vite të tëra.
Sa i përket përmbajtjes së bisedave, çështja nuk është tek mendimi i saj për Albin Kurtin sepse edhe ashtu nuk është se është shquar ndonjëherë për ndonjë mendim. Çështja është tek metoda e propagandimit, që flet për mendësinë e saj, të cilën do t’ia kishin zili edhe policët politikë të Gulagut stalinian.
Besoj se në të ardhmen përveç krahasimit me KGB, Arbana do të konsultohet me Kamishin për të ma shndërru edhe emrin në Shkodranovski, siç bënin bashkëpartiakët e saj ndaj njëri-tjetrit.












