Rama: Fund burokracive, administrata e re në shërbim të qytetarëve

Rama: Fund burokracive, administrata e re në shërbim të qytetarëve

Me qytetarë në Fier, kryeministri shqiptar Edi Rama diskutoi sfidën më të madhe të mandatit të tij të dytë: ndërtimin e një administrate në shërbim të qytetarëve me njerëzit e duhur. “Ne kemi një sfidë shumë të madhe, që në radhë të parë t’i gjejmë punës së shtetit njeriun, jo njerëzve punë shteti. Janë dy gjëra […]

Me qytetarë në Fier, kryeministri shqiptar Edi Rama diskutoi sfidën më të madhe të mandatit të tij të dytë: ndërtimin e një administrate në shërbim të qytetarëve me njerëzit e duhur.

“Ne kemi një sfidë shumë të madhe, që në radhë të parë t’i gjejmë punës së shtetit njeriun, jo njerëzve punë shteti. Janë dy gjëra komplet të ndryshme. Nëse i gjejmë njërit një punë që ai s’e bën dot, vërtet mund të rregullojmë dikë, në kuptimin që nga i papunë u bë i punësuar, por shkatërrojmë punën e qindra, nganjëherë mijëra të tjerëve”, ka thënë kryeministri Rama.

Pjesë e sfidës është edhe reduktimi i burokracisë shtetërore, jo vetëm për numrin e dokumenteve, por edhe për ngritjen e një sistemit të ri shërbimi.

“Nesër kemi një mbledhje tjetër, për të parë të gjithë rezultatet e punës për të zvogëluar numrin e  licencave, të vërtetimeve, dokumenteve, që e çmendën dynjanë, por, nëse duhen, t’i marrë shteti dhe jo njerëzit. Qytetari paguan shërbimin dhe aq. Dokumentin shtet me shtet, ta marrë shteti, jo të shkojë qytetari në 7 zyra”, theksoi Rama, shkruan Top Channel.

Edi Rama shpreson ta realizojë sfidën e një administrate në shërbim të qytetarit nëpërmjet asaj që e quan “koalicioni me njerëzit e thjeshtë”, që do të funksionojë në bazë të një platforme “online”, ku qytetarët me identitet real do të denoncojnë problemin me administratën.

“Ne po ndërtojmë një armatë të tërë njerëzish që duhet t’i ndjekin të gjitha rastet, pa përjashtim, dhe aty ku ka të drejtë qytetari, ka të drejtë qytetari, por ama kush është në një zyrë dhe është përgjegjës që qytetari nuk e ka marrë të drejtën, ai s’mund të rrijë më në zyrë. Sa më shumë njerëz të përfshihen në këtë proces, e këtu s’ka rëndësi fare partia, aq më shumë kjo administratë do të vihet nën presion për të bërë gjënë e duhur”, u shpreh kryeministri Rama.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?