Rama befason me këtë deklaratë për atletet e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shpesh herë pjesë e diskutimeve publike edhe për veshjen e tij dhe është kritikuar gjithmonë për këtë fakt. Rasti i fundit ishte në samitin e Trieste, ku kryeministri shqiptar i veshur me kostum, kishte zgjedhur një palë atlete të bardha. Por veshja tij ka marrë vëmendje jo vetëm brenda […]
Në një intervistë për “InTv”, Rama ka treguar se edhe presidentit të Francës Emannuel Macron i kanë bërë shumë përshtypje atletet e tij, ndaj i ka kërkuar një palë si ato. Dhe Rama sigurisht që ia ka realizuar dëshirën.
“Mund t’ju zbuloj dhe një sekret të vogël, meqë është hera e parë që vij këtu në emisionin tuaj, që Presidenti i Francës i çova një palë atlete meqë i pëlqyen shumë atletet e ia dhe tha ‘dua edhe unë një palë si këto’. Do këto i thashë apo një palë si këto. ‘jo, si këto’, më tha ‘sepse këto s’më bëjnë’. Sa e ke numrin, 44-ta. Shumë mirë i thashë dhe i çova një palë atlete dhe ai u gëzua”, tregoi Rama.
Ndër të tjera kryeministri Rama zbuloi se 46 ishte numri i tij i këmbës.












