Rama: Administrata e re, trajtim në kohë reale problemeve

Rama: Administrata e re, trajtim në kohë reale problemeve

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e kësaj të shtune në Korçë për dëgjesën e radhës me qytetarët. Sikurse në takimet e tjera, Rama e ka vënë theksin tek rëndësia e këtyre dëgjesave për të formuar koalicionin mes qeverisë dhe qytetarëve. “Këto dëgjesa kanë diçka pozitive, të kemi një pamje të pasqyrës social-ekonomike në funksion […]

Sikurse në takimet e tjera, Rama e ka vënë theksin tek rëndësia e këtyre dëgjesave për të formuar koalicionin mes qeverisë dhe qytetarëve.

“Këto dëgjesa kanë diçka pozitive, të kemi një pamje të pasqyrës social-ekonomike në funksion të çdo komuniteti. Sepse ne duam të kemi një koalicion PS dhe njerëzit e zakonshëm”, ka thënë Rama.  Kreu i qeverisë ka bërë me dije se kabineti i tij po përgatit një platformë ku të gjithë janë të ftuar të regjistrohen.  “Çdo ankesë e anëtarëve të koalicionit do të trajtohet në kohë reale. Mbrapa ekranit do të jetë një armatë që do të merret me çdo çështje të anëtarëve të koalicionit”, ka thënë Rama.

Rama ka premtuar edhe krijimin e një portali të posaçëm, që sipas tij nuk do të jetë një portal ku njerëzit të qajnë hallet, por ku do të mund të marrin pjesë në vendimet politike.

Kryeministri ka shtuar se online, qytetarët do të mund të bëjnë interpelancë me ministrat e qeverisë së tij.

“Ata që do të jenë të regjistruar në koalicion do të kenë akses për vendime qeverie dhe projektligje”, ka vijuar Rama. Një tjetër çështje e prekur prej tij, pas ankesave të qytetarëve, ka qenë ajo e pronave. “Të bëjmë hartën e unifikuar. Tek harta aktuale të del sikur je i mbivendosur, por në terren nuk rezulton i tillë”, ka thënë Rama.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?