Qytetarët akuzojnë ujësjellësin për mos përfundimin e rrugëve të Prishtinës

Qytetarët akuzojnë ujësjellësin për mos përfundimin e rrugëve të Prishtinës

Banorët që jetojnë në rrugën “UÇK” në kryeqytet janë në telashe nga punimet që po bëhen në rrugë. Ata fajësojnë punëkryesit  dhe kontraktuesit që sipas tyre po zvarrisin punët. Në këtë lagje janë duke u ndërruar gypat e ujit të pijshëm, nga ujësjellësi Rajonal “Prishtina.. Derisa qytetarëve u intereson që  këto punime të kryhen sa […]

Ata fajësojnë punëkryesit  dhe kontraktuesit që sipas tyre po zvarrisin punët.

Në këtë lagje janë duke u ndërruar gypat e ujit të pijshëm, nga ujësjellësi Rajonal “Prishtina..

Derisa qytetarëve u intereson që  këto punime të kryhen sa më shpejt sepse kanë filluar para një muaji, nga ujësjellësi konfirmojnë se ato parashihen të përfundojnë më 15 korrik.

Banorët e  kësaj pjese ankohen se hapja e gropave dhe kanaleve nëpër trotuare po u shkakton vështirësi në ecje, dhe qe një muaj janë duke jetuar në pluhur.

Njëra ndër këta banorë është edhe Myzafere Abazi, sipas së cilës këto punime po e pengojnë të lëvizë lirshëm.

“Po kjo po pengon, duhet me u ndreq, ka pengesa, ka pluhur edhe për të ecur këndej shtir”, tha ajo.

Edhe qytetari tjetër Remzi Ejupi, tha se gjatë ditëve të nxehta po krijohet shumë pluhur. Ai shprehet skeptik se punimet do të përfundojnë edhe brenda këtij muaji.

“Trotuari po pengon, kjo është katastrofë e ujësjellësit, qysh nuk po pengon, po pengon pluhuri, gurët, katrorët, njerëzit nuk kanë ka kalojnë, kjo është katastrofë. I ka një muaj që ka filluar, një muaj e më tepër, ka shanca kemi shpresa edhe për nja dy muaj ditë e rregullojnë”, thotë Ejupi.

Kurse, qytetari Shemsi  Jupolli, i cili ka edhe një dyqan në këtë rrugë thotë se kompania me tre punëtorë po përpiqet që të përfundojë punimet.

“Trotuari është duke na penguar, i ka më shumë se një muaj me tre punëtorë krejt kompania e lodhët, kjo na ka penguar gjithë muajin. Pluhur, vështirësi në ecje qekjo. Mendoj që një muaj, më shumë se një muaj. Po çfarë shpejti me tre punëtorë një kompani, kompani e lodhtë, katastrofë. Nuk e di se çfarë është bërë kështu, pe shihni edhe vetë”, thotë Jupolli.

Ndërkohë që qytetarët kanë dërguar ankesa drejt kompanisë ujësjellësi, këta të fundit bëjnë të ditur se kompania e tyre po investon për  përmirësimin e shërbimeve të tyre ndaj konsumatorëve.

Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” Arbërie Zogiani tha  se deri më 15 korrik pritet që i gjithë projekti të përfundojë.

“Në rrugën tek ‘Qafa’ bëhet fjalë për një investim në vazhdën e investimeve dhe projekteve që po i bënë kompania jonë për përmirësimin e shërbimeve tona ndaj konsumatorëve. Bëhet fjalë saktësisht për ndërrimin e gypit të vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm me gypin e ri. Deri me datën 15 në kuadër të planit dinamik do të thotë kemi kohë dhe besoj që do të përfundojë ky projekt në kuptimin e asaj që do të realizojmë të gjitha kyçjet e reja në këtë gyp të ri”, tha Zogiani.

Sipas saj, vonesë në punime kanë bërë disa ujëmatës të cilët kanë qenë brenda oborreve të konsumatorëve , të cilët janë qiradhënës dhe është kërkuar leja e qiramarrësit për t’u ekzekutuar plani i ujësjellësit rajonal “Prishtina”.

“Në tërësi pothuajse janë të përfunduara edhe pjesa e trotuareve, por kanë mbetur edhe disa raste minimale ku bëhet fjalë që në rastet kur ujëmatësit janë brenda oborreve të konsumatorëve ose në rastet kur në pronën adekuate ku ende nuk kemi finalizuar kyçjen bëhet fjalë për qiramarrësit të cilëve u duhet pastaj leja e qiradhënësit për ta ekzekutuar kyçjen e re. Shpresojmë që shumë shpejt do të përfundoj ky projekt dhe gjithçka t’i kthehet normalitetit”, tha ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?