Qeveria lejoi që kosovarët të paguajnë miliona euro për rrymën e harxhuar nga serbët e veriut (Dokument)

Qeveria lejoi që kosovarët të paguajnë miliona euro për rrymën e harxhuar nga serbët e veriut (Dokument)

Hetimet e nisura në fillim të muajit prill fillimisht mbi dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut, ka nxjerrë ndoshta skandalin më të madh, mbi atë se shqiptarët dhe komunitetet tjera janë duke paguar mbi 8 milionë euro faturat e energjisë elektrike për katër komunat serbe në veri të Kosovës. Ndërkaq në përgjigjen e […]

Hetimet e nisura në fillim të muajit prill fillimisht mbi dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut, ka nxjerrë ndoshta skandalin më të madh, mbi atë se shqiptarët dhe komunitetet tjera janë duke paguar mbi 8 milionë euro faturat e energjisë elektrike për katër komunat serbe në veri të Kosovës.

Ndërkaq në përgjigjen e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, dhënë për Institucionin e Avokatit të Popullit, është arsyetuar se ZRRE ka njoftuar se sipas operatorëve të licencuar energjia e pa faturuar në vitin 2016 në pjesën veriore të Kosovës 252 GËh, që përmban rreth 5.24% të kërkesës së shpërndarjes dhe se vlera e gjithmbarshme e energjisë së faturuar në veri të vendit është rreth 8 milionë euro.

ZRRE ka shtuar se duke marrë parasysh se kjo vlerë është e pambuluar nga institucionet e Kosovës dhe duke mos pasur zgjidhje tjetër për të mbajtur sistemin elektroenergjetik në gjendje funksionale, ZRRE ka qenë e detyruar që kostit për mbulimin e humbjeve duke përfshirë dhe humbjet në veri t’i shpërndaje të të gjithë konsumatorët, shkruan Indeksonline.

ZRRE për më shumë ka theksuar se Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) e ka të pamundur qasjen në veri të vendit dhe se humbjet që shkaktohen në veri nga ISSH konsideron si “humbje politike”, që janë jashtë kontrollit të OSSH dhe se OSSH nuk mund të kryej funksionet e veta për shkak të kostos së lartë të këtyre humbjeve, gjë të do të rrezikonte furnizimin e rregullt me energji elektrike në të gjithë vendin.

Sipas përgjigjes zyrtare përgjegjësinë kryesore për faturimin e rrymës së harxhuar nga serbet e veriut tek pjesa tjetër e konsumatorëve, është vetë ZRRE sepse me 6 shkurt të vitit 2012 sipas vendimit nr_399_2012 kishe vendosur që të aplikohej një formë e tillë e faturimit.

Po ashtu, me 22 maj 2017, Avokati i Popullit ka dërguar  një letër dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Departamentit të Energjisë, për të mësuar qëndrimin e kësaj ministrie lidhur me faturimin e rrymës së shpenzuar në veri qytetarëve në pjesë të tjerë të Kosovës.

Departamenti i Energjisë i MZHE me 29 maj 2017 ka dërguar përgjigje në kërkesën e Avokatit të Popullit, ku mes tjerash ka pohuar se pamundësia e qasjes së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Kompanisë së Furnizimit Publik (KESKO) lidhet me problemin e madh politik  të integrimit të katër komunave të veriut.

Ndërkaq deri në një vendim tjetër që do të çonte në pezullimin e këtij lloj faturimit, qytetarët e Kosovës janë duke vazhduar dhe do të vazhdojnë të paguajnë miliona për rrymën e shpenzuar nga serbet e veriut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?