Qëndrimi rus ndaj sanksioneve të reja që janë ndërmarrë nga ShBA

Rusia pezullon përdorimin e të gjitha depove me mallra amerikane dhe ambasadën e ShBA’s në Moskë duke filluar nga 1 gushti, tha të premten ministria e jashtme ruse. “Pala ruse që nga 1 gushti do të pezullojë ambasadën amerikane në Rusi dhe të gjitha depot që gjenden në Rrugën Dorozhnaya në Moskë dhe kompleksin “dacha” […]
“Pala ruse që nga 1 gushti do të pezullojë ambasadën amerikane në Rusi dhe të gjitha depot që gjenden në Rrugën Dorozhnaya në Moskë dhe kompleksin “dacha” në Serebryanyy Bor”, tha ministria e jashtme ruse në një deklaratë.
Ky veprim vjen pas miratimit të Senatit amerikan për një sërë sanksionesh të reja kundër Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti nga Presidenti Donald Trump.
Ministria e Jashtme ruse i ofroi Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kufizonte numrin e diplomatëve të saj në Rusi për 455 persona, raportoi “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Projekt-ligji tashmë është kritikuar edhe nga Bashkimit Evropian.
Franca dhe Gjermania kanë folur deri më tani kundër projekt-ligjit që ShBA e votoi të martën, e cila kjo do të ndikonte negativisht në industritë evropiane, dhe do të avanconte interesat komerciale amerikane./Periskopi/












