Putin tronditë Amerikën nga kërkesa e tij e fundit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka konfirmuar se 755 persona duhet të largohen nga misionet diplomatike të SHBA-ve në Rusi, krejt kjo si hakmarrje ndaj sanksioneve të reja të SHBA-ve kundër Rusisë. Rusia tha javën e kaluar se nivelet e personelit duhet të sillen në 455 deri në shtator, numër i njëjtë sikur ai i diplomatëve […]
Presidenti rus, Vladimir Putin ka konfirmuar se 755 persona duhet të largohen nga misionet diplomatike të SHBA-ve në Rusi, krejt kjo si hakmarrje ndaj sanksioneve të reja të SHBA-ve kundër Rusisë.
Rusia tha javën e kaluar se nivelet e personelit duhet të sillen në 455 deri në shtator, numër i njëjtë sikur ai i diplomatëve rusë në Washington.
Megjithatë Putin ka deklaruar se edhe pse ai mund të ishte më i rreptë dhe të vendoste më shumë masa, ai nuk e do një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.
Por ai gjithashtu tha se nuk mund të shihte një ndryshim që mund të ndodhë së shpejti në marrëdhëniet SHBA- Rusi.
“Më shumë se 1000 njerëz punonin dhe po punojnë ende në ambasadat dhe konsulatat amerikane në Rusi, 755 persona duhet t’i ndalojnë aktivitetet e tyre në Rusi”, ka thënë Putin për televizionin rus.
Ministria e Jashtme ruse tha gjithashtu se do të merrte pronat që shfrytëzohen për pushime dhe një depo të përdorur nga diplomatët amerikanë.
Këto sanksione të Rusisë vijnë muaj pasi administrata e Obamës urdhëroi konfiskimin e dy pronave diplomatike ruse dhe dëboi 35 diplomatë rusë si përgjigje ndaj ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në kampanjën e Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale.
“SHBA me kokëfortësi po bën hapa të ashpër anti-rus njëri pas tjetrit duke përdorur pretekstin fiktiv të ndërhyrjes ruse në punët e saj të brendshme”, ka thënë Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë të mëhershme, transmeton Klan Kosova.
Sipas Rusisë, dëbimi i diplomatëve rusë nga SHBA-të “shkel në mënyrë të qartë Konventën e Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike dhe normat e pranuara përgjithësisht diplomatike”.












